Categories: Uncategorized

I riu harrohet në burgun e Shënkollit, prokurorët ishin me pushime

Një i ri nga Laçi, i dënuar për dhunë në familje është “harruar” në burgun e Shënkollit, duke bërë 38 ditë më shumë, nga sa ishte dënuar. Shkaku, vendimi i gjykatës për lirimin e tij ‘flinte’ në sirtarët e prokurorisë.

Fiks Fare trajtoi rastin e të riut nga Laçi i cili vitin e kaluar, në periudhën korrik – gusht “u harrua” në burgun e Shënkollit, Lezhë. Për shkak të natyrës së veprës penale, dhunë në familje, i riu kërkoi të mbetej anonim por nuk ngurroi që historinë e tij ta ndante në Fiks Fare.

Të lidhura

None found

Gjatë gjithë kohës ai pretendonte se ishte i pafajshëm dhe se ndaj tij ish ushtruar dhunë nga i ati. Pas ankesës së të atit, ai ishte arrestuar dhe nga prokuroria ishte ngritur akuza edhe e kundërshtimit të forcave të rendit gjatë arrestimit. Ai kërkoi nëpërmjet Fiksit që historia e tij të zbardhet dhe se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për 38 ditë që iu hoq liria pa të drejtë.

Fillimisht ai u interesua pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin ku sekretarët e informuan se sipas dokumentacionit është prokuroria ajo që e ka nisur me vonesë urdhërin e ekzekutimit dhe se shteti duhet ta dëmshpërblejë një më një për ditët tepër që ka kaluar në burg. Ndërsa për sa i takon pretendimit të pafajësisë duhet hapur një tjetër proces.

Sipas dokumentacionit, urdhri i lirimit për të burgosurin, duhet të kishte dalë më datë 24 gusht të vitit 2019. Por ky urdhër ka dal plot 38 ditë me vonesë, më datë 30 shtator 2019. Këtë fakt e pranon edhe Prokuroria e Rrethit Kurbin. Kjo e fundit në përgjigjen zyrtare për Fiks Fare, pretendon se sipas të dhënave të protokollit të Prokurorisë Kurbin, me shkresën nr 4029 dt 05.06.2019, urdhri i ekzekutimit është dërguar për zbatim I.E.V.P Shënkoll Lezhë, për të dënuarin, nëpërmjet shërbimit postar.

Në komunikim me I.E.V.P Shënkoll më datë 30.09.2019 është pretenduar se urdhri nuk ka vajtur dhe është ridërguar me postë e-mail zyrtar pranë I.E.V.P.

Lidhur me periudhën që i dënuari ka qëndruar në burgim përtej vendimit gjyqësor, i lind e drejta e kompensimit. Prokuroria gjithashtu njofton se për rastin në fjalë po verifikohet procedura e ndjekur lidhur me komunikimet e urdhrit me postën Laç dhe I.E.V.P Lezhë. /tch

të fundit

Çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025! Shqipëria e treta në Europë

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojnë…

3 minutes ago

Si pritet të jetë moti sot, më 30 Qershor 2026

Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, por pa përjashtuar…

4 minutes ago

Ibrahimovic vlerëson Japoninë pas humbjes dramatike ndaj Brazilit: Meritonin më tepër

Brazili siguroi një vend në 1/8 e finales në Kupën e Botës pas një fitoreje dramatike 2:1 ndaj Japonisë, me…

16 minutes ago

Neuer rrëfen heshtjen në dhomat e zhveshjes pas daljes tronditëse dhe konfirmon largimin nga kombëtarja

Një zhgënjim i madh mbretëroi në kampin e Gjermanisë pas eliminimit nga Kupa e Botës. "Pancerët" u mposhtën nga Paraguai…

34 minutes ago

Maroku barazon në fund, fiton me penallti ndaj Holandës dhe kalon në 1/8 e finales

Kombëtarja e Marokut është kualifikuar në raundin e 1/8 së finales së Kupës së Botës, pasi mposhti Holandën pas ekzekutimit…

40 minutes ago

Maroku kalon Holandën pas penalltive, pasi barazoi në shtesë

Kombëtarja e Marokut është kualifikuar në raundin e 1/8 së finales së Kupës së Botës, pasi mposhti Holandën pas ekzekutimit…

45 minutes ago