Categories: Uncategorized

I përfshirë ortaku i Olsi Ramës dhe këshilltari i Xhaçkës, zbardhet skema e mashtrimit ndërkombëtar

Një grup ndërkombëtar gazetarësh nga 23 shtete të botës kanë zbuluar një skandal multi-milionësh dollarë të krijuar nga një kompani call center, që vepron në fushën e kriptomonedha (monedha elektronike). Bëhet fjalë për kompaninë Milton Group me bazë në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës.

Në këtë skemë është i përfshirë këshilltari i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, Amant Josifi njëkohësisht partner në biznes me vëllain e kryeministrit Edi Rama

Të lidhura

None found

Bëhet fjalë për kompaninë “Milton Group” , më bazë në Kiev të Ukrainës. Kjo kompani e ngjashme me call-center është zbuluar se ka bërë mashtrime gjigante me kriptomonedhat.

Siç shkruajnë mediat që kanë bërë investigimin, qytetarëve u vjen një thirrje në telefon nga një numër italian ose anglez, nga ana tjetër , një zë me theks të Evropës Lindore ofron mundësinë për të investuar në “cryptocurrency” me premtinin e fitimeve të mëdha. Por në të vërtetë është një mashtrim gjigant.

Klientëve u premtohej rritje e investimit të tyre por kjo skemë mashtruese gjigante i ka siguruar “Milton Group” një fitim prej 70 milionë dollarësh.

Ndërkohë që qytetarët që bien pre e kësaj telefonate humbin të gjitha paratë e tyre. Humbja ka arritur deri në 40 mijë euro për një person.

Viktimat janë kryesisht të moshuar dhe gazetarët raportojnë për 1000 persona që janë telefonuar për të investuar në kriptomonedha. Atyre u premtohej rritje e investimit të tyre.

Milton Group i Kievit operon përmes një rrjeti të qendrave të thirrjeve: një në kryeqytetin e Ukrainës, një në Shqipëri, një në Gjeorgji dhe një në Maqedoninë e Veriut. Ka qindra operatorë dhe në secilin vend “Milton Group” gjithashtu ka miq, politikanë dhe zyrtarë të rëndësishëm.

Ndërkohë, në mediat që është bërë invstigimi thuhet se qendra në Tiranë menaxhohet nga Amant Josifi, këshilltar zyrtar i Ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë.

Në botën e ndërmjetësve, “Milton Group” merr formën e platformave të ndryshme të tregtimit në internet. Në muajt e fundit markat më aktive kanë qenë Cryptobase, CryptoMB dhe Vetoro Banc, veçanërisht në Evropë. Disa janë bllokuar nga autoritetet mbikëqyrëse nga vende të ndryshme.

“Milton Group” ka operuar në këtë mënyrë: Kursimtarët dërgojnë investimet e tyre përmes transferimit bankar, transferimit të parave, kartave të rimbushshme ose bitcoin. Në vend që të përfundojnë në një paketë të vërtetë të veprimeve cryptocurrency, paratë zhduken në llogari rrjedhëse të pashtershme, të fshehura në anonimitetin e llogarive në det të hapur, nga të cilat përfituesit përfundimtarë janë pronarë të Milton Group.

të fundit

Fabrizio Romano: Unai Emery kryeson listën e favoritëve për stolin e Manchester Unitedit

Unai Emery është konsoliduar si njëri prej trajnerëve më të vlerësuar në Evropë, ndërsa Manchester Unitedi po përballet me vendime…

2 minutes ago

Parlamentet studentore po shqyrtojnë propozimin për shujtë mujore prej 4.500 denarësh

Parlamentet studentore ende janë duke e shqyrtuar ofertën e Qeverisë për rritjen e subvencionit mujor për shujtën në 4.500 denarë.…

3 minutes ago

400 kilogramë peshq hidhen në Liqenin e Mavrovës, ndalohet peshkimi i krapit për dy muaj

Sasi të reja të peshqve janë lëshuar në Liqenin e Mavrovës dhe në rrjedhat ujore në territorin e Parkut Kombëtar…

4 minutes ago

Lojtarët e Barcelonës kundërshtojnë qëndrimet në hotel, zbulohet çfarë i shqetëson

Disa futbollistë të Barcelonës kanë rezerva ndaj mënyrës se si trajneri Hansi Flick e organizon rikuperimin e skuadrës, veçanërisht insistimit…

14 minutes ago

Ilir Kulla: Rama ka humbur ndikimin te shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, faktorët janë kundër tij

Analisti Ilir Kulla, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në News24, komentoi zhvillimet politike në rajon dhe pozicionin e…

20 minutes ago

Si fitoi kompania e Ermal Beqirit kontratë nga KESH pas arrestimit? Procedura u administrua nga ish-bashkëpunëtorja e Ballukut

Në emisionin “Në Shënjestër”, të gazetares Klodiana Lala, u trajtua skema financiare përmes së cilës, sipas SPAK, Ergys Agasi dhe…

21 minutes ago