Dy punonjës të Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
Ata i kanë kërkuar favore seksuale një gruaje në këmbim të makiinës së sekuestruar.
None found
Ka qenë SPAK dhe SHÇBA që kanë ndaluar 2 punonjësit pas disa muajsh hetime me metoda speciale.
Sot u ekzekutuan urdhrat e ndalimit të Prokurorit të SPAK, në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim”, për punonjësit e Policisë:
– H.Z., me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë;
– L.D., me detyrë Shef Seksioni për Verifikimin e Shkeljeve Administrative.
Nga hetimet e deritanishme është e provuar dhe dokumentuar procedurialisht se dy punonjësit, gjatë ushtrimit të detyrës në këmbim të dorëzimit të automjetit në pronësi të një shtetaseje të sekuestruar në cilësinë e provës materiale për një ngjarje ndodhur në shtator 2019, i kanë kërkuar përfitime të jashtëligjshme në formë rryshfeti dhe favore seksuale.
Ndër të tjera janë siguruar prova se me veprimet dhe mosveprimet me dashje, në një periudhe kohore relativisht të gjatë, kanë zvarritur procedurat ligjore të dorëzimit të automjetit me qëllim përfitimin e favoreve të mësipërme, duke konsumuar elementë të shpërdorimit të detyrës dhe të korrupsionit pasiv. Hetimet vijojnë.
SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.
SHBA po pezullon shitjen e armëve me vlerë 14 miliardë dollarë për Tajvanin për shkak të luftës në Iran, tha…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, thotë se opozita dhe qeveria janë në një marrëveshje të heshtur mbijetese. Me anë…
Ernest Muçi i përket Trabzonsporit që vendosi të blejë kartonin më 20 maj. Për lojtarin e Kombëtares shqiptare do të…
Në orët e para të mëngjesit, një vatër zjarri ka përfshirë një repart të përpunimit të baterive në qytetin e…
Ditën e sotme 22 maj 2026, drejtori i OSHEE Erald Elezi, është paraqitur nëro Pkurorinë e Posaçme, në kuadër të…
Qeveria në detyrë e Kosovës, ka vendosur që të ndajë nga 100 euro për disa kategori dhe të rrisë shtesat…