Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje deputetes së opozitës Rudina Hajdari sapo ka marrë fjalën në Kuvend.
Ajo ka bërë disa akuza në drejtim të kryeministrit, ndër të tjera se ai është përgjegjës për ndërtimet në Durrës.
Teksa ka marrë fjalën në foltore, Rama ka thënë se fjalimet e saj janë si ndërtime krejtësisht pa leje dhe e ka këshilluar që gjëja e parë që duhet të bëjë është të sistemojë rrugët e mendimit, pastaj fjalët, fjalitë e më tej fjalimet.
“Ju sa herë merrni fjalën kaloni nga betonizimi te krevatet në spital, nga nënat që ulërasin në imagjinatën tuaj te PPP nga kontrolli mjekësor bazë të blloku në tiranë, një bolori fjalësh tamam si vër tulla hidh mistri pa e ditur ca po ndërton, nuk dini të dalloni fantazinë, metaforën, gënjeshtrën, opinionin, akuzën shpifjen.
Një trishtim i madh kur mendon që flisni në emër të të resë që po vjen me furi për të shembur të vjetrën që ka përballë, fjalimet mbarojmë me shprehjen a do bëjmë ndonjë gjë dhe kush do e bëjë me ju këtë, nëse ka diçka që të bëni është të sistemoni rrugët e mendimit dhe të fjalive dhe fjalëve e fjalive pastaj”- tha Rama. /albeu.com/
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…