Categories: Uncategorized

I hodhi granatën Tushes, zbulohet rruga që ndoqi autori për t’i shpëtuar prangosjes

Më shumë se 50 telefonata janë regjistuar në sallën operative të policisë, të cilët kanë dhënë informacion për lokalizimin e Gëzim Saraçit, personi që hodhi granatën në zyrën e kreut të bashkisë Lushnje, Fatos Tushe.

Sipas qelizave të telofonit, Saraçi, u lokalizua në qytetin e Beratit, 50 minuta pasi kishte kryer atentatin mëngjesin e 31 dhjetorit të 2019.

Dyshohet se 49-vjeçari është ndihmuar edhe nga personat të tjerë në Karbunarë të Lushnjes, duke ndërruar automjet dhe më pas ka vazhduar në drejtim të Beratit.

Fatmirëisht, granata ofensive ka shpërthyer poshtë një tavoline, e cila ndodhet në paradhomën e kryetarit të bashkisë Tushe. Sipas ekspertëve anti-eskploziv, kjo ka qenë arsyesja e humbjes së fuqisë së granadës luftarake. Më rëndë dhe që vijon të jetë nën kujdesin e mjekëvë është sekretarja e bashkisë, ndërsa shefi i saj, i cili ishte edhe objektiv i atentatit shpëtoi paq.

Abc News ka mësuar nga grupi hetimor se Saraçi e shantazhonte kreun e bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe me publikimin e disa materialeve kompromentues, të cilat i dispononte prej më shumë se një viti.

Njohja e 49-vjeçarit me kreun e Bashkisë së Lushnjes është e hershme. Fatos Tushe nuk ka bërë asnjë kallzim penal në polici lidhur me shantazhet e vazhdueshme nga ish-shoferi i tij personal.

Dyshimet janë se Saraçi paracaktonte disa nga tenderat e qytetit të Lushnjes në drejtim të biznesmenëve.

Në 2017 Gëzim Saraçi u largua për herë të fundit nga organika e bashkisë së Lushnjës, ndërsa burime nga brenda institucionit theksojnë se, e njëjta gjë kishte ndodhur edhe dy herë të tjera.

Pritet të nisin hetimet, pasi ka informacion nga administrate e bashkisë se ish-shoferi iTushes është paguar gjatë gjithë kohës që nuk e ka ushtruar detyrë. /abcnews.al

të fundit

Protesta të dhunshme, me dhjetra të vdekur Trump shpreh mbështetje për popullin iranian: Do të ndihmojmë

Presidenti Donald Trump, ka deklaruar këtë të shtunë se iranianët “po e shohin lirinë”, teksa protestat vazhdojnë të përhapen në…

12 minutes ago

Banorët e Big Brother në lot, mësojnë për dëmet nga përmbytjet në Shqipëri

Gjatë spektaklit të kësaj të shtune, banorët e Big Brother Albania VIP 5 mësuan për pasojat nga përmbytja në Shqipëri…

15 minutes ago

Ushtria siriane bombardon lagjet kurde në Alepo, u bën thirrje luftëtarëve të dorëzohen

Ushtria siriane u bëri thirrje luftëtarëve kurdë të mbetur në Alepos, të dorëzohen pasi përsëritën granatimet për t'i dëbuar ata…

38 minutes ago

Reshje dhe breshër në Elbasan, lumi Devoll përmbyt tokat bujqësore

Qarku i Elbasanit është përfshirë gjatë orëve të fundit nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje shiu me…

1 hour ago

E papritur në Big Brother! Këngëtari kërkon të dalë nga shtëpia: Nuk jam aty ku duhet të jem

Sapo ka nisur “prime-i” i reality shgoët më të famshëm në Shqipëri, big Brother Vip Albania. Dhe ky edicion i…

2 hours ago

Ftohja mes Selin dhe Mirit, a ndikoi Greta? Për herë të parë Kutia e Pandorës

Për herë të parë në këtë sezon, në Big Brother VIP do të hapet Kutia e Pandorës. Spektakli më i…

2 hours ago