kosovë

Albin Kurti zgjidhet për herë të tretë Kryeministër i Kosovës, betohet në Kuvend: Do respektoj Kushtetutën dhe ligjin

Albin Kurti është zgjedhur Kryeministër i Kosovës për herë të tretë radhazi. Qeveria e re, me Kurtin në krye, mori 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim.

Ky është mandati i tretë qeverisës i Kurtit, ndërsa vendi vjen pas një periudhe njëvjeçare bllokade.

Në seancën e parë të kësaj dite, pas një procesi të gjatë që pasoi seancën e kaluar, u zgjodh edhe Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, mori 66 vota.

Po ashtu, u zgjodhën edhe pesë nënkryetarët e Kuvendit, të propozuar nga partitë politike.

Pas zgjedhjes, Albin Kurti është betuar si kryeministër i ri i Kosovës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai premtoi se do ta zbatojë ligjin, do ta respektojë Kushtetutën dhe do të punojë me përkushtim për përparimin e vendit.

“Më lejoni t’ju falënderoj për mbështetjen e dhënë. Betohem se do ta kryej me përkushtim dhe nder detyrën e anëtarit të Qeverisë, do të respektojë Kushtetutën, ligjet dhe rendin juridik dhe do të angazhohem për përparimin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës”, tha Kurti në Kuvend.

Po ashtu, edhe ministrat e qeverisë së re të Kosovës janë betuar, duke nënshkruar te një deklaratë.

të fundit

Attack on Riyadh International Airport leaves 12 dead and 309 injured

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 309 të tjerë janë plagosur nga një sulm në aeroportin ndërkombëtar të…

1 minute ago

After failed execution attempt, Christa Pike leaves hospital and is treated in prison

E dënuara me vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Christa Pike, është larguar nga spitali dhe është rikthyer në…

2 minutes ago

134th protest against the government today! Citizens continue their resistance: Rama, resign!

Revoltës qytetare dhe aksionit opozitar kundër kabinetit qeveritar, i është shtuar sot një tjetër kapitull rezistence në kryeqytet, me protestuesit…

2 minutes ago

Java e 6-të e Superiores mbyllet me derbin Partizani–Tirana, Egnatia dhe Dinamo synojnë Teutën

Abissnet Superiore, sezoni 2026/2027Sonte do të luhen tre ndeshjet e fundit që përmbyllin javën e 6-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

23 minutes ago

Sulmi në aeroportin ndërkombëtar të Riadit lë 12 të vdekur dhe 309 të plagosur

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 309 të tjerë janë plagosur nga një sulm në aeroportin ndërkombëtar të…

26 minutes ago

Pas tentativës së dështuar për ekzekutim, Christa Pike del nga spitali dhe trajtohet në burg

E dënuara me vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Christa Pike, është larguar nga spitali dhe është rikthyer në…

27 minutes ago