Categories: Uncategorized

I dogjën dhe dyshekun, kjo është e reja që humbi jetë në spitalin e Durrësit

Tri ditë më parë, Romina Myftiu, nënë e një vajze 8-vjeçare, ishte paraqitur në urgjencën spitalore me gjendje gripale dhe dhembje veshi.

Fatkeqsisht, 33 vjeçarja ka humbur jetën në spitalin e Durrësit në orët e para të mëngjesit të 9 janarit, ndërsa nuk është përcaktuar ende shkaku i vdekjes së saj.

Të lidhura

None found

Pasi i është dhënë ndihma e parë dhe është konstatuar një paralizë faciale, mjeku i ka kërkuar të kthehej të nesërmen për një kontroll te neurologu.

Po mëngjesin e ditës tjetër Myftiu është paraqitur në spital në gjendje të rënduar dhe është shtruar në reanimacion nga ku nuk ka mundur të dalë më.

Gjendja e saj është rënduar në mënyrë të shpejtë dhe pa mundur t’i përcaktohet paraprakisht një diagnozë. Në spitalin e Durrësit bëjnë të ditur se nuk kishte shfaqur simptoma të meningitit, po pati një regres të shpejtë të gjendjes shëndetësore.

Mostrat e gjakut të 33-vjeçares që punonte si arkëtare në një nga sportelet e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës pranë lagjes 11 të qytetit, janë dërguar në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë nga pritet dhe përgjigjja për të kuptuar shkakun e vdekjes së saj dhe hedhur poshtë apo konfirmuar dyshimet për një tjetër rast vdekjeje nga sëmundja e meningitit.

Ndërkohë në banesën e saj është bërë dezinfektimi dhe asgjesimi i sendeve personale që mund të mbanin infeksionin, ndërsa kanë djegur edhe dyshekun ku ajo flinte.

të fundit

Kuqezinjtë pësojnë me fillimin e pjesës së dytë, Ukraina kalon në avantazh

Ukraina ka shënuar ndaj Shqipërisë me fillimin e pjesës së dytë. Hutsuliak përfiton nga një krosim në zonë dhe shënon…

5 minutes ago

KOSOVË-TURQI/ Mbyllet pjesa e parë, pa gola në “Fadil Vokrri”

Është mbyllur pjesa e parë mes Kosovës dhe Turqisë në “Fadil Vokrri”. Pas 45-minutëshit të parë, finalja e madhe e…

16 minutes ago

Ukrainë-Shqipëri/ Kuqezinjtë tentojnë me Brojën, mbyllet pjesa e parë pa gola

Pjesa e parë e ndeshjes Ukrainë-Shqipëri ka përfunduar me rezultatin 0-0. Ukrainasit realizuan në minutën e 17-të, por goli u…

22 minutes ago

A po e shohin ndeshjen e Kosovës ish-krerët e UÇK në Hagë? Ja çfarë thotë Gjykata Speciale

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen historike për kualifikim në Kampionat Botëror përballë Turqisë. Të gjithë sytë janë kah ndeshja,…

31 minutes ago

Ukrainasit tundin rrjetën, goli anulohet për pozicion të pa rregullt

Yaremchuk në minutën e 17 ka shënuar një gol me kokë, por goli u anulua për pozicion të parregullt. Sfida…

45 minutes ago

KOSOVË-TURQI/ Atmosferë elektrizuese, nis finalja historike në stadiumin “Fadil Vokrri”

Kosova do të presë sot Turqinë. Finalja e “play off” për Botërorin merr jetë në orën 20:45 te stadiumi “Fadil…

1 hour ago