Categories: Uncategorized

“I dhanë pije dhe i vunë aparat në kokë”, prindërit e 17 vjeçares së abuzuar në Sarandë bëjnë deklaratën tronditëse

Prindërit e 17 vjeçares që ka akuzuar për abuzim seksual tre persona në Sarandë dolën sot në një deklaratë për mediat duke mohuar gjithçka, madje edhe faktin se ajo mund të jetë abuzuar seksualisht nga Bajram Tusha, 72 vjeçari që tani gjendet pas hekurave prej disa ditësh.

Prindërit e vajzës shprehen se vajza është manipuluar nga i dashuri i saj pasi qendruan për 21 ditë bashkë në Durrës. Madje nëna shprehet se vajzës i kanë dhënë pije të ndryshme dhe “i kanë vendosur një aparat në kokë” për ta manipuluar.

Të lidhura

None found

Ata akuzojnë të afërmit të djalit, me të cilën qendroi vajza se ishin ata që shkaktuan gjithçka.

Gazetarja e Abc Neës, Silvi Sulaj ka marrë dëshminë e tyre, e cila trondit jo pak për mënyrën se si prindërit i qasen fëmijës së tyre edhe në rastet kur bëhet fjalë për një ngjarje tepër të rënde, siç është abuzimi seksual.

Babai i vajzës tregon:

U dashurua me një djalë. Ky djali erdhi vetëm ditën e parë dhe të dytë sa mori vajzën dhe nuk ka ardhur më në shtëpi. Ma bllokoi vajzën për 25 ditë. Folëm në telefon me vajzën dhe më tha që ishin në Durrës dhe do merrnin shtëpi me qira.

Kam shkuar në polici disa herë dhe më kanë nxjerrë përjashta nuk më kanë dëgjuar.

Dëshmia

A ju ka thënë vajza se ka qenë e abuzuar?
Jo asnjëherë.

Vajza ka akuzuar edhe dy të tjerë për abuzim, jeni në dijeni?
Po jemi. Njëri prej tyre nuk është futur asnjëherë në shtëpinë time. Thjesht ka ardhur njëherë më ka sjellë peshk, madje as më mori lekët dhe iku.

Përse mendoni se i ka akuzuar vajza?
Në momentin që ata kanë qenë këtu, ata i janë fiksuar vajzës dhe prandaj i ka akuzuar. Vajza vetëm ata mbante mend dhe askënd tjetër.

Sa i përket raportit me 72 vjeçarin, vajza ka thënë se gjthçka ka filluar kur ishte 9 vjeçe?
Në asnjë mënyrë. Eshtë e pamundur. Disa thonë nëntë vjeçe dhe disa 14 vjeçe.

Vajza ju akuzon juve për sjellje të turpshme ndaj saj
Kurrë. Asnjëherë.

Cili është qendrimi juaj?
Njerëzit e pafajshëm të dalin nga burgu dhe të merren ata që janë të fajshëm.

Kush është i pafajshëm sipas jush?
Bajram Tusha është i pafajshëm. Unë shkova të denoncoja një njeri tjetër ata morën Bajram Tushën dhe i thanë firmos këtu dhe prano që ke abuzuar.

Vijon..

të fundit

Christy McCormick propozohet si ambasadore e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut

Christy McCormick nga Kalifornia është propozuar për postin e ambasadores së jashtëzakonshme dhe fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës…

44 seconds ago

Thirrja e tifozit të vogël për “diktatorin” e bën Mbappen të qeshë; pamjet përhapen me shpejtësi

Një fëmijë i vogël ka tërhequr vëmendjen në kampin e Kombëtares së Francës, duke lënë në hije për një moment…

56 seconds ago

FFK nxjerr bileta shtesë për Kosovë–Izrael, tifozët izraelitë nuk udhëtojnë

Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar të gjithë tifozët se po vazhdon shitja e biletave për ndeshjen e Ligës…

7 minutes ago

Pogradeci mbetet pa trajner pas fitores në kampionat, ndërsa synon Superioren

Klubi i Pogradecit ka dalë me deklaratë zyrtare, ku bëhet e ditur se trajneri Emiljano Çela ka dhënë dorëheqjen [...]Read…

7 minutes ago

Aksident në Gramsh/ Përplasen dy makina, raportohet për të plagosur

Paraditen e sotme, jë aksident rrugor është regjistruar në Gramsh, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, dy…

9 minutes ago

Drugs and money seized in Skopje, 19-year-old arrested

Një 19-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë gjatë kontrollit ndaj tij, ndërsa…

17 minutes ago