Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) njoftoi se shitja e biletave për përballjen me Izraelin në Ligën e Kombeve vijon.
Kosova dhe Izraeli do të luajnë të shtunën, në orën 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. FFK pret tribuna të mbushura në mbështetje të “Dardanëve” për këtë ndeshje të rëndësishme.
None found
Në shitje janë vënë edhe vendet në sektorët e caktuar fillimisht për tifozët e Izraelit, të cilët nuk do të udhëtojnë në Prishtinë.
Sipas FFK-së, Federata e Futbollit e Izraelit ka konfirmuar zyrtarisht se tifozët izraelitë nuk do të vijnë në Kosovë. Për këtë arsye, sektori i rezervuar për ta sipas rregulloreve të UEFA-s është liruar dhe mund të blihet nga tifozët vendas.
FFK u bëri thirrje tifozëve të Kosovës të sigurojnë bileta dhe të jenë të pranishëm në stadium për duelin me Izraelin.
Biletat shtesë kushtojnë 20 euro në sektorin J1 dhe 50 euro në sektorin P2. Në dispozicion ka edhe bileta për sektorët VIP1 dhe VIP2, me çmim 150 euro.
Klubi i Pogradecit ka dalë me deklaratë zyrtare, ku bëhet e ditur se trajneri Emiljano Çela ka dhënë dorëheqjen [...]Read…
Paraditen e sotme, jë aksident rrugor është regjistruar në Gramsh, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, dy…
Një 19-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë gjatë kontrollit ndaj tij, ndërsa…
Seanca gjyqësore ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati, është shtyrë për 23 dhjetor,…
Ditën e shtunën 14 nëntor 2026, në orën 10:30, Partia Socialiste, do të mbledhë Asamblenë Kombëtarenë zonën e Gjirit të…
Shtetet e Bashkuara kanë zhvendosur avionët ushtarakë nga një bazë e dytë ajrore në Britaninë e Madhe, mes shqetësimeve për…