Admir Tafili ka kërkuar që të përdorë skemën e Indrit Dokles për të përfituar ulje dënimi, kërkesë kjo që është refuzuar nga gjykata e Burrelit. Tafili është dënuar me 2 burgime të përjetshëm dhe 22 vite për vrasje në tentativë kundër ish-shefit të krimeve Prel Pjetrushi.
Tafili është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi, por edhe me një tjetër të përjetshëm si kreu i grupit të strukturuar kriminal i njohur ndryshe si “grupi tritoli”.
None found
Ai e drejtonte grupin nga burgu, teksa ka porositur Kristi Pinën për vrasjen e Ibrahim Manit për hakmarrje. Pina në momentin që u arrestua vendosi që të bëhej bashkëpunëtor me drejtësinë.
Sa i përket rastit “Dokle”, ai u lirua muajin e kaluar edhe pse ishte dënuar me burgim të përjetshëm si anëtar i bandës së Durrësit, ku akuzohej për vrasje, plagosje dhe krime të tjera.
Ai gjithashtu ishte dënuar edhe me 16 vite të tjera heqje lirie për shkak se drejtonte trafikun e drogës nga burgu. Ai ishte anëtari i vetëm i bandës që ishte dënuar me burgim të përjetshëm.
Avokati i Dokles ishte shprehur se klienti i tij “ka kryer 25 vite burgim dhe është sjellë mirë”. Ai gjithashtu deklaroi se Dokle nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa të njëjtin pretekst ka përdorur edhe Tafili, kërkesa këto që janë rrëzuar dhe ka pasur disa arsye nga gjykata e Burrelit.
Drejtoria e Burgjeve kundërshtoi në gjykatë me argumentin se atij i janë gjetur sende të ndaluara si telefona etj, nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja pendese, nuk është bashkëpunues me autoritete ku ndodhet si dhe është agresiv./TCh
Agjencia iraniane e lajmeve Fars njoftoi për një sulm të ri amerikan me raketa në afërsi të Bandar Abbasit, qytet…
Shefi i diplomacisë iraniane, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë kryer krime lufte përmes sulmeve ndaj infrastrukturës…
Meriton Mjekiqi, ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke shprehur urime për ditëlindjen…
Kompania e kateringut “Sori-Al” do të vijojë aktivitetin e saj, pasi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka hequr masën e…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Kukës-Dibër, ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Policisë së Shtetit, i dyshuar…
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të enjte rreth orës 17.50 në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, në fshatin Mengël,…