Categories: Uncategorized

I dënuar me burgim të përjetshëm, kapet një nga 50 personat më të rrezikshëm në Shqipëri

Policia e Shtetit ka arrestuar në PKK Hani i Hotit një nga 50 shqiptarët më të rrezikshëm, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

U arrestua Fran Prendi 61 vjeç, lindur në fshatin Buhot, Njësia Administrative Rrape Bashkia Puke, i dënuar me burgim të përjetshëm .

Të lidhura

None found

Ky shtetas me vendim Nr 18, date 05.04.1994, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, është dënuar me burgim të përjetshem për veprën penale të “Vrasje me dashje për motive të dobëta”.

Dënimi i tij është bërë për arsye se me datë 09.03.1992, rreth orës 19.00, në vendin e quajtur tek rezervuari i qytetit Pukë, ka kryer krimin e vrasjes për motive të dobëta të një shtetasi.

Për këtë krim ky shtetas ishte arrestuar dhe ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Bënçës Tepelene por me ngjarjet e vitit 1997, është larguar nga burgu.

Falë bashkëpunimit të Njësisë së Posaçme të Kërkimit “Fast”, me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST, u mor infomacion për ardhjen e këtij shtetasi në drejtim të Shqipërisë , i cili në pikën e kalimit kufitar ka dhënë gjeneralitete të tjera me qëllim mos identifikimin, por është vënë në pranga pas verifikimeve të hollësishme.

Ky shtetas bënte pjesë në listën me 50 më të kërkuarit që janë objekt i punës së kësaj njësie të posaçme për ti kapur.

të fundit

Gas leak at a bakery in Fier leaves two workers unconscious; they are rushed to hospital

Dy punonjës të një furre buke në fshatin Qënas në Fier janë asfiksuar mëngjesin e kësaj të mërkure si pasojë…

33 seconds ago

Policia kontrollon banesën e Icardit pas kallëzimit të Wanda Narës; futbollistit i ndalohet kontakti me vajzën

Gjyqësori argjentinas po heton Mauro Icardin nën dyshimin për goditjen e vajzës 11-vjeçare. Policia bastisi shtëpinë e tij në Nordelta…

6 minutes ago

Conte angazhon Pini Zahavin për të siguruar stolin e Manchester Unitedit

Antonio Conte po synon seriozisht stolin e Manchester Unitedit dhe ka ndërmarrë hapa konkretë për të avancuar kandidaturën e tij.…

18 minutes ago

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, asfiksohen dy punonjës, dërgohen me urgjencë në spital

Dy punonjës të një furre buke në fshatin Qënas në Fier janë asfiksuar mëngjesin e kësaj të mërkure si pasojë…

29 minutes ago

Pogradeci gjen pasuesin e Çelës: marrëveshje me ish-trajnerin e Dinamos dhe Partizanit

Pogradeci nuk ka humbur kohë për të gjetur pasuesin e Emiljano Çelës [...]Read More...

42 minutes ago

National protest today as citizens and students gather at 14:00 outside the Ministry of Education, calling for Rama’s resignation

# Dita e 165-të e protestës kundër qeverisë, në orën 14:00 mbahet protesta kombëtare Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë…

44 minutes ago