Mauro Icardi po hetohet nga drejtësia argjentinase për dyshimin se ka goditur vajzën e tij 11-vjeçare. Policia kreu kontroll në banesën e tij në Nordelta, ndërsa ish-sulmuesi i Interit dhe PSG-së i mohon akuzat.
Sipas medias argjentinase Infobae, rasti nisi të premten, kur Wanda Nara telefonoi shërbimet e urgjencës. Ajo u tha policëve se Icardi e kishte qortuar vajzën dhe e kishte mbyllur në një dhomë. Vajza, sipas saj, e kishte njoftuar përmes një mesazhi të dërguar nga kompjuteri, duke i shkruar se ishte vetëm, kishte frikë dhe se i ati e kishte goditur.
None found
Raporti policor thotë se vajza u largua vetë nga shtëpia dhe shkoi te nëna e saj. Edhe vajza më e vogël doli nga banesa. Icardi ndodhej aty, por nuk pranoi të komunikonte me policinë.
Prokurori Julio Petrucci nisi procedurat për lëndim të lehtë trupor dhe kërkoi kryerjen e një ekzaminimi mjeko-ligjor për vajzën. Gjykata vendosi që Icardi të mos i afrohet dhe të mos e kontaktojë atë për 45 ditët e ardhshme.
Të dielën, me urdhër të gjykatës, policia kontrolloi banesën e futbollistit. Mediat argjentinase raportuan se u morën laptopi që vajza kishte përdorur për të kontaktuar nënën, telefoni i saj celular dhe çanta e shkollës.
Po të dielën, gjykata miratoi kërkesën e mbrojtjes dhe e liroi Icardin nga paraburgimi. Sipas saj, vepra për të cilën po hetohet dënohet me gjashtë muaj deri në dy vjet burg.
Në një deklaratë të publikuar në Instagram nga Icardi, avokatët e tij mohuan se ai e ka sulmuar ndonjëherë fizikisht vajzën. Ata shtuan se raporti i shërbimeve të urgjencës nuk shënonte lëndime dhe e cilësuan kontrollin e banesës të panevojshëm.
“Jemi të parët që duam që këto pajisje t’i nënshtrohen ekspertizës”, thanë avokatët, ndërsa u kërkuan mediave të respektojnë privatësinë e vajzave.
Icardi dhe Wanda Nara janë divorcuar pas një periudhe të gjatë konfliktesh publike lidhur me fëmijët, pronën dhe alimentacionin.
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e…
Prania e Ernest Muçit në Kombëtare, mund të shihet si një plan strategjie për trajnerin Rolando Maran [...]Read More...
Rio Ferdinand beson se Mauricio Pochettino është kandidati më i mirë për të zëvendësuar Michael Carrick te Manchester United, me…
Dy punonjës të një furre buke në fshatin Qënas në Fier janë asfiksuar mëngjesin e kësaj të mërkure si pasojë…
Antonio Conte po synon seriozisht stolin e Manchester Unitedit dhe ka ndërmarrë hapa konkretë për të avancuar kandidaturën e tij.…
Dy punonjës të një furre buke në fshatin Qënas në Fier janë asfiksuar mëngjesin e kësaj të mërkure si pasojë…