Categories: Uncategorized

I bashkohen listës së zezë së OFL-së, kush janë dy të dënuarit në Koplik dhe Durrës

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularët për të provuar pasurinë dy personave, të cilët rezultojnë të dënuar në Gjermani dhe Belgjikë, në kuadër të aksionit “anti-KÇK”.

“A.K, banues në Durrës dënuar në Gjernani për vepra në fushën e narkotikëve. B.P banues në Koplik i dënuar në Belgjikë për trafik qeniesh njerëzore”, janë dy subjektet e tjera që Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë.

Të lidhura

None found

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– A. K., banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve;

– B. P., banues në Koplik, Shkodër, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit dhe në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Theksojmë se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar të gjithë pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

të fundit

Rriten shpërblimet për sportistët elitarë/ Ministri Blendi Gonxhja prezanton skemën e re: Ja sa do të jetë mbështetja financiare dhe kush përfiton

Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për…

6 minutes ago

Skandali i AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj, nga “e pastrehë” në pronare e 4 vilave, Këlliçi: SPAK u vu në lëvizje pas kërcënimit të shtetasve gjermanë

Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut…

22 minutes ago

Zjarri në pallatin te “Farmacia 10”, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë

Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…

1 hour ago

Armando Brojës mund t’i duhet ta nisë nga e para, te Bërnli janë gati për vendimin drastik

Klubi i Bërnlit, ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit, ka rënë matematikisht nga…

1 hour ago

Konflikti për hapësirat publike në Korçë/ Zbardhen detaje nga sherri mes dy pronarëve të lokaleve, tre persona mbetën të plagosur

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt…

2 hours ago

Plas sherri mes dy pronarëve te Pazari i Vjetër në Korçë, plagoset një person (VIDEO)

Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin…

2 hours ago