Jeta shpeshherë na vendos përballë vështirësive dhe sfidave nga më të ndryshmet një ndër to mund të jetë dhe humbja e njerëzve tanë më të dashur.
E tillë ishte dhe historia e Xhersilës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.
None found
Para katër muajve, Xhersila kishte humbur në një aksident automobilistik babain e saj.
Në momentin kur kishte ndodhur aksidenti në makinë kishte qenë edhe e ëma e Xhersilës, Reti e cila fatmirësisht kishte shpëtuar.
Në studio Xhersila rrëfeu se dhimbja dhe vuajtja që mamaja e saj po kalonte ishte tepër e madhe. Sipas saj nëna akoma nuk e ka marrë veten dhe se pas aksidentit nuk është më e njëjta. Për këtë arsye ajo kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” si një urë komunikimi për t’i treguar nënës së saj, Ritës që nuk është e vetme përballë kësaj dhimbjeje. “Unë e di që ti e ke shumë të vështirë, e di që ti vuan shumë përbrenda, por ne nuk duam të të shohim duke qarë, duam të të shohim të lumtur. Ti nuk je vetëm, ne do të jemi gjithmonë pranë teje!”,- tha Xhersila.
Por surpriza e vajzës për nënën e saj nuk kishte mbaruar, pasi moderatorja e programit, Arbana Osmani dha lajmin e shumëpritur se Xhersila ishte në pritje të ëmbël dhe se së shpejti Reti do të bëhëj gjyshe.
E ftuar surprizë për Retin ishte këngëtarja tepër e dashur për publikun, Eli Fara e cila u shpreh: “Jam shumë e emocionuar që u bëra pjesë e kësaj surprize, por ju duhet të vazhdoni të ecni përpara sepse një ëngjell tjetër po vjen në tokë!”.
Pedro Porro ka reaguar ndaj raportimeve për interesimin e Barcelonës për transferimin e tij, duke pranuar se vëmendja nga gjiganti…
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të gjatë, kur personi me…
Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë përshëndetur zhvillimet lidhur me mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet…
Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe,…
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të gjatë, kur personi me…
Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë përshëndetur zhvillimet lidhur me mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet…