Categories: Uncategorized

Historia tronditëse e këngëtares shqiptare: Jeta ime ka mbaruar, më plasi zemra

Dikur një ndër këngëtaret e preferuara të publikut shqiptar, sot Luljeta Përbasha jeton në skamje dhe e harruar.

Këngëtarja hapi derën e shtëpisë për “Vizioni i Pasdites” duke na prezantuar me mjerimin dhe skamjen që e rrethon çdo ditë.

Të lidhura

None found

Ajo banon në një lagje periferike të qytetit të Bilishtit sëbashku me bashkëshortin, i cili prej vitesh është i paralizuar.

Realiteti për këtë familje është i trishtë.

60 vjeçarja tregon se jetojnë me fitimet e nxjerra nga mbledhja e lajthive ne fushat e Devollit dhe 27 mijë lekë nga kempi i bashkëshortit. Përbasha sqaron se për herë të parë këtë muaj ajo ka arritur të marrë një pension minimal.

“Unë tani kam filluar duke marrë një pension, 160 mijë lekë. Ja me këto jetoj. Kjo (shtëpi) për mua është stallë. Edhe stallë derri nuk është. Ku të përplasem?”, rrëfeu mes lotësh këngëtarja.

Ish këngëtarja mirditore, ka punuar si sanitare në shtëpi e hotele të ndryshme. Por jetesa e përditshme ka rezultuar e papërballueshme për ta.Përbasha mes lotësh u lutet të gjithëve, për një shtëpi ku të jetojë siç i ka hije, dhe mundësi punësimi për fëmijët e saj, tashmë të rritur.

“Kur isha në Mirëditë, isha drejtoreshë e bibliotekës së fëmijëve. Erdha këtu, mbarova… jeta ime ka mbaruar. Më mbetën fëmijët rrugëve. Më mbetën fëmijët pa punë. Më plasi zemra. Fëmijët nuk rrijnë në shtëpi se kanë frikë (nga ndërtesa)…”

Luljeta Përbasha është prezantuar për publikun shqiptar në Dhjetor të vitit 1977 me këngën “Qendrojme Si Malet”, pjesë e Festivali të 16-ë të Këngës. Para viteve 90, Përbasha ka punuar si drejtoreshë e bibliotekës së Rreshenit.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

6 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

6 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

6 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

7 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

7 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

8 hours ago