Categories: Uncategorized

Historia frymëzuese e infermieres shqiptare në luftë kundër COVID-19 në Itali (VIDEO)

La postin si administratore e spitalit polivalent në QSUT dhe shkoi drejt e në zemër të Covid -19. Kjo është historia e Ana Lucës, kryeinfermieres së përgjithshme të spitalit Infektiv.

Ana u rikthye në profesionin e saj, duke zëvendësuar kolegen që u prek nga coronavirus. Nuk e mendoi dy herë vendimin edhe pse rrezikon të ketë të njëjtin fat.

Të lidhura

None found

“Isha me leje të zakonshme, kur mora vesh lajmin për rastet e para të infektuar në Shqipëri .

Të nesërmen u ktheva menjëherë në punë dhe kërkova të rikthehesha në profesionin tim, atë të infermieres në spitalin Infektiv – na tregon Ana për rubrikën Covid – Histori në Euroneës Albania.

Koleget e saj po sëmureshin njëra pas tjetrës, ndaj shumë shpejt Ana mori pozicionin e kryeinfermieres së përgjithshme të spitalit Infektiv. Ata që ndjekin rrjetet sociale, mes fotove që publikon ministria e shëndetësisë, ju ka rënë në sy edhe një foto ku duket maska e infermieres me mbishkrimin. Unë besoj në Zot! Ana. Është Ana e rrëfimit tonë.

Ka një tip të veçantë dhe shumë optimist. E këtë optimizëm përpiqet ta përcjellë mes kolegëve të saj, por më së shumti mes të sëmurëve kur hyn në pavion. Orët e gjata të punës ( 12 por ndonjëherë edhe 14 ), nuk ja kanë zbehur shpresën se çdo gjë do kalojë shpejt e do takojë sërish të birin.

Nga frika se mos sëmuret dhe infekton edhe atë, Ana është izoluar e vetme në shtëpi. Dhe momenti kur flet për merakun e të birit, është i vetmi kur heq buzëqeshjen nga fytyra dhe përlotet.

Është e sinqertë deri në pikën kur pranon se kur hyn mes të sëmurëve druhet se edhe ajo do preket nga virusi që është kudo i shpërndarë. Por ndjenja fashitet, sapo flet me ta dhe kupton që ai staf mjekësor është e vetmja familje për të prekurit nga Covid -19.

Ana Luca e mbyll rrëfimin me fjalët: “Dalshim të gjithë faqebardhë” /Euronews

të fundit

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Ditën e sotme, një dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5 lekë…

7 minutes ago

Çfarë na bën vërtet të lumtur?

Ku fshihet lumturia? — Klan Kosova [...]Read More...

7 minutes ago

Kur mund të qëndrojë një fëmijë vetëm në shtëpi? Sqarimi i policisë britanike

Në çfarë moshe mund të lihet fëmija vetëm në shtëpi? Policia sqaron prindërit — Klan Kosova [...]Read More...

7 minutes ago

Christa Pike mbijetoi pas dy injeksioneve vdekjeprurëse: nga krimi i vitit 1995 te ekzekutimi i dështuar

Pas gati tre dekadash në burg për një vrasje makabre, Christa Pike ishte planifikuar të bëhej gruaja e parë e…

8 minutes ago

Dy të vdekur në Demiraj të Gjilanit: çfarë dihet për 27-vjeçarin dhe foshnjën tre muajshe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit, ku në fshatin Demiraj janë gjetur pa shenja jete një 27-vjeçar…

10 minutes ago

Weather forecast for November 2, 2026: Clear spells, clouds and rain

Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohetme alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të…

27 minutes ago