Categories: Uncategorized

Hapet gara për 300 psikologë në shkolla, çfarë ju duhet

Ky vit i ri duhet t’i gjente shkollat me 2-fish më shumë psikologë, referuar deklaratës së muajit gusht të ishministres së Arsimit, Besa Shahini. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Pas interesimit të medias, prindërve dhe mësuesve, që e gjykojnë rolin psiko-social sot më të rëndësishëm se kurrë më parë, Ministria është detyruar të reagojë. Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar njoftoi dje fillimin e procedurave të rekrutimit, duke arsyetuar vonesën me kalkulimin e psikologëve shtesë, bazuar mbi numrin e nxënësve.

Të lidhura

None found

“Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar gjatë muajit shtator 2020 ka analizuar numrin e nxënësve në çdo shkollë, për të përcaktuar nevojat për punonjës të shërbimit psikosocial. Në bazë të urdhrit nr. 344 datë 19.08.2013, ‘Për ngritjen e Njësisë së Shërbimit Psiko-Social’, i ndryshuar, janë evidentuar 291 vende shtesë në këtë shërbim, numër i cili pothuajse dyfishon numrin e punonjësve të këtij shërbimi”, thuhet në njoftimin që nuk detajon procedurën dhe afatet e rekrutimit të punonjësve të rinj, përveç dosjes së dokumenteve dhe një testimi që do të duhet t’i nënshtrohen të interesuarit për ato vende pune.

“Së shpejti do të publikojmë edhe njoftimin për rekrutim sipas institucioneve arsimore të arsimit parauniversitar. Të gjithë të interesuarit do të njoftohen në vijim në lidhje me fushat e njohurive për të cilat do të testohen, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse”.

Në prag të fillimit të shkollës, kreu i Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska, deklaroi se ky vit nis me të njëjtin numër punonjësish, edhe pse prania e tyre është më e domosdoshme me protokollet e reja anti-Covid. “Rreth 340 punonjës të shërbimit psiko-social, psikologë dhe punonjës socialë kanë përfunduar vitin e kaluar shkollor dhe po me këtë shifër fillojmë edhe këtë vit. Një psikolog vazhdon operon për 1200-2000 nxënës. Edhe vetë psikologët janë interesuar pranë Zyrave Vendore Arsimore se kur do mund të testohen për t’u punësuar dhe përgjigjja nuk ka pasur një datë konkrete”.

Përveç kësaj, Urdhri është përballur këto ditë edhe me ankesa nga psikologët e rinj, të cilët edhe pas shpalljes së vendpunësimeve janë të penalizuar, pasi Qendra e Shërbimeve Arsimore prej tri vitesh nuk ua mundëson dhënien e provimit të shtetit.

“Procesi i prurjes së procedurave për zhvillimin e provimit të shtetit për psikologët ka që në vitin 2017 që pritet të realizohet dhe ende nuk është përmbyllur. Mendojmë se duhet të vlerësohet mundësia që kjo kategori psikologësh të mos penalizohet nga konkurrimi për vendet e lira për punonjës të shërbimit psiko-social në shkolla”, thuhet në letërankesën e Urdhrit të Psikologëve për ministren e Arsimit. Përfaqësuesit e psikologëve gjykojnë se vonesat nuk janë përgjegjësi e tyre. Ndaj, kërkohet gjetja e një zgjidhjeje të përshtatshme, me qëllim që kjo kategori të mos vazhdojë të penalizohet.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

5 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

5 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

6 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

6 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

7 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

7 hours ago