Pas takimit me Kryeministrin, Rudina Hajdari është zotuar se do ti shkojë deri në fund betejës për hapjen e listave.
Ndër të tjera, Hajdari ka theksuar se Rama dhe Basha kanë një marrëdhënie të ngushtë por që kjo nuk mund ti imponojë qytetarët të votojnë siglat e partive.
None found
“Ai u njoh shumë mirë me kërkesat tona, e kupton shumë mirë problematikën. Nuk ka pasur konsensus lidhur me ndryshimin e sistemit. Ne kërkojmë lista të hapur, nuk ka shqiptar që nuk e do ndryshimin e sistemit.
Ne do të luftojmë për këtë betejë. Është e pamundur që shqiptarët të shkojnë e të votojnë sërish për siglat e partive. Rama e ka kuptuar këtë.
Unë e kuptoj marrëdhënien e ngushtë të Ramës me Bashën, por Rama duhet të reflektojë dhe të shikojë kërkesat e opozitës parlamentare. Marrëveshja ishte tjetër gjë, riktheu PD dhe LSI, dhe kjo ishte shumë e mirë.
Por ne duam të hapim listat. Ka ardhur koha për ta bërë këtë ndryshim. Nuk mundet absolutisht t’i mbyllet dera opozitës parlamentare, zotohem se do t’i shkoj deri në fund betejës”, u shpreh Hajdari.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…