Deputetja Rudina Hajdari përmes një emaili fton anëtarët e Këshillit Politik që të takohen nesër për të vendosur se çfarë do të ndodhë për hapjen e listave.
Duke iu referuar draftit të PD-së për amendimet në Kodin Zgjedhor, Hajdari thotë se ato shkojnë përkrah me propozimet e opozitës, që qytetarët të zgjedhin deputetët e ardhshëm.
None found
Duke qenë se PD nuk ka mundësi që të jetë pjesë e Komisionit të Ligjeve, ku do të kalojnë amendimet në Kodin Zgjedhor, pritet që rekomandimet dhe kërkesat e tyre të çohen në Kuvend nga ana e Hajdarit apo opozitës brenda parlamentit.
Email-i i Hajdarit:
Me kënaqësi konstatova se Partia Demokratike ka dorëzuar pranë Këshillit Politik një draft propozim për amendamentet e Kodit Zgjedhor, propozim ky i cili shkon përkrah atij të opozitës parlamentare e që synon hapjen reale të listave 100% duke ia mundësuar qytetarit e jo më kryetarit përzgjedhjen e deputetëve në Parlamentin e ardhshëm.
Duke qenë se tashmë të gjitha palët i kanë depozituar propozimet e tyre lidhur me këtë çështje, propozoj të takohemi nesër në orën 12:00 për të diskutuar dhe mundësisht dakordësuar rreth kësaj çështjeje.
Sytë e shqiptarëve janë nga përfaqësuesit e tyre politikë dhe ata sot kërkojnë një reformë zgjedhore e cila pikë së pari të rikthejë sovranitetin te populli nëpërmjet mekanizmit të hapjes së listave.
Le të bëhemi bashkë dhe ta përfaqësojmë këtë vullnet qytetar, duke e miratuar me konsensus hapjen reale të listave për zgjedhjet e ardhshme. Duke uruar në një përgjigje pozitive, Me respekt, Rudina Hajdari
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…