Categories: Uncategorized

Habiten ekspertët: Pjesë e Lombardisë, kjo qytezë në Itali nuk ka asnjë të prekur nga COVID-19

Italia është rajoni më i goditur nga COVID-19, ku vetëm në 24 orët e fundit humbën jetën 969 njerëz, një shifër kjo që thyen cdo rekord të zi.

Rajoni më i prekur është Lombardia, por në këtë qytet të madh gjendet një qytezë me njëmijë banorë dhe asnjë prej tyre nuk është prekur nga koronavorusi.

Të lidhura

None found

Në Ferrera Erbognone nuk është identifikuar asnjë person i prekur nga virusi i rrezikshëm, raporton Corriere della Sera.

Ferrera Erbognone gjendet në provincën Pavia dhe fakti që atje nuk ka asnjë të infektuar, ka nxitur ekspertët e autoritetit shëndetësor shtetëror që të nisin ekipe në terren për të analizuar gjakun e banorëve.

“Ky është një rast i jashtëzakonshëm, i cili ka detyruar ekspertët ta bëjnë atë edhe objekt studimi. Instituti Neurologjik Mondino i Pavias vendosi të ekzaminojë gjakun e banorëve për të identifikuar praninë e antitrupave”, – tha sot, drejtori i përgjithshëm i Institutit Neurologjik, Livio Tronconi.

“Ne kemi zgjedhur të ekzaminojmë gjakun e banorëve në Ferrera Erbognone, sepse është një komunitet në të cilin ende nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus. Studimi i popullatës mund të na sigurojë rezultate mjaft të rëndësishme, të cilat do të ndahen me pas me virologët”, njoftoi ai. /albeu.com/

të fundit

U transferua nga burgu i Fushë-Krujës në atë të Peqinit për shkak të sigurisë, Durim Bami mbyllet në sektorin e sigurisë së lartë

Mbas transferimit të Durim Bamit nga burgu i Fushë-Krujës në Peqin, si raporton Anila Hoxha, për shkaqe të sigurisë së…

3 minutes ago

Marta Kos për herë të parë vizitë në Kosovë, takim me Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun

Këtë të premte, Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë, ku…

25 minutes ago

Guardiola drejt largimit, projektohet pasuesi i tij në krye të Man.City

Në Angli, zërat që flasin për një largim të Pep Guardiola-s në fund të këtij sezoni, por shtohet gjithnjë e…

36 minutes ago

EMRAT/ SPAK merr të pandehur tre persona, akuzohen si bashkëpunëtorë në atentatin ndaj Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur duke zyrtarizuar akuzat ndaj Izmir Sakicës,…

1 hour ago

VIDEO/ Aksident në Vlorë, tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagoset një person

Mëngjesin e kësaj të premteje, një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, pranë fshatit Panaja. Mësohet se tre automjete…

1 hour ago

Përfundon vizita e Trump në Kinë/ Xi Jinping: Historike, të zbatohen dakordësitë e arritura! Presidenti i SHBA-ve: Takim i suksesshëm

Presidenti amerikan Donald Trump është larguar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit me avionin presidencial Air Force One, duke përmbyllur vizitën…

2 hours ago