Categories: Uncategorized

Habit Basha, lideri demokrat vendos dy gra të njohura në krye të Tiranës (FOTO LAJM)

Të deleguarit e Partisë Demokratike që do të drejtojnë procesin e kandidaturave për deputetë në bazë janë një përzierje ish-ministrash e drejtorësh të rëndësishëm në kohën e qeverisjes së Berishës (ndër ta edhe të përfolur) me disa emra zyrtarësh partiakë të propozuar nga Lulzim Basha.

Gazeta “Si” sjell listën e të deleguarve në zonat kryesore në vend ku vihet re një dominim emrash i atyre që kanë qenë pjesë e qeverisjes “Berisha” në nivel ministrash si Genc Pollo, Florion Mima, Flamur Noka, Aldo Bumçi, në nivel zv-ministrash Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, Avenir Peka, Bardh Spahia, në nivel drejtorësh të rëndësishëm si Sait Dollapi, Arben Ibro, Ervin Minarolli e emra të tjerë sërish në kohën e qeverisjes “Berisha” si Xhemal Gjunkshi, apo Arben Kashahu.

Të lidhura

None found

Në listën e të deleguarve është përfshirë edhe financieri i PD-së, Ilir Dervishi, një nga dy emrat që ka firmosur kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në 2017, për të cilin ka një kallëzim penal nga ana e PS-së.

Pjesë e të deleguarve është edhe ish-kryetari i bashkisë së Lezhës, Anton Frrokaj dhe Aleksandër Biberaj i kthyer rishtazi në PD. Listës i janë shtuar dy analistët Fitim Zekthi dhe Bledi Kasmi.

Pjesë e procesit janë zyrtarët aktualë të angazhuar me strukturat edhe më parë, si Ervin Salianji, Ivi Kaso, Enno Bozdo, Edmond Spaho, Bardh Spahia dhe disa të tjerë më pak të angazhuar në struktura partike, por me pozicione kyçe aktualisht në PD si Gazmend Bardhi dhe Çlirim Gjata.

Nëse do t’i hedhim një sy të përgjithshëm listës, shumica prej tyre janë emra të lakuar (ministra, zv-ministra, drejtorë, gjeneralë, kryetarë degësh, ekspertë e ish-deputetë) që në kohën e Berishës, ndërsa janë shumë pak emra që angazhohen për herë të parë si të deleguar, si Ina Zhupa, Arben Kashahu, Ilir Dervishi, Nushe Lazaj, Akil Kraja apo Fatbardha Kadiu.

Që prej 25 qershorit në Partinë Demokratike ka filluar proçesi i propozimit të kandidaturave nga anëtarët e partisë nëpër grupseksione ku secili anëtar ka të drejtën të propozojë vetëm një kandidat.

I gjithë procesi do të gjasë deri më 31 korrik. Më pas, për procesin e seleksionimit të kandidaturave do të ngrihet Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve me 5 anëtarë dhe dy ndihmës. Komisioni seleksionues, që nuk ka dominancë politike, do të vendosë në fakt mbi kandidatura krejtësisht partiake.

Sipas udhëzimit, në pesëshen anëtare të komisionit marrin pjesë ish-drejtues të lartë partisë (vetëm Genc Ruli), si dhe personalitete të shoqërisë civile, medias, dhe përfaqësues të botës akademike.

Kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia do të përbëjnë jo më pak se 80 % të listës së kandidatëve të partisë në zgjedhje, ndërkohë që jo më shumë se 20 % e listës së kandidatëve do të përzgjidhen nga kryesia e partisë, si prurje të reja nga bota akademike apo shoqëria civile; përfaqësues të të përndjekurve politikë apo pronarëve; përfaqësues të diasporës; përfaqësues të sipërmarrjes; personalitete politike me kontribut të gjatë në parti., etj.

Për të shmangur konfliktin e interesit gjatë procesit të propozimit, seleksionimit dhe konsultimit të kandidaturave, lidershipi i partisë në nivel dege (kryetarë dhe sekretarë) është lënë jashtë procesit.

Për pasojë, fillimisht dy nga kryetarët e degëve, Andrea Mano në Korçë dhe Luan Baçi në Fier kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degëve, për tu futur në garën për deputet.

Të hënën dha dorëheqjen edhe Xhelal Mziu kryetar i degës së PD-së, Kamëz.

Dorëheqja e Mziut në fakt është jashtë afateve që ka parashikuar udhëzimi i PD-së, ndaj dhe nuk dihet nëse për rastin e tij do të bëhet përjashtim.

Ndryshe nga Mano dhe Baçi, Mziu dha dorëheqjen për të qënë kandidat i ardhshëm i PD-së për kryetar bashkie në Kamëz./SI

të fundit

Universiteti i Prizrenit mirëpret studentë nga vende të ndryshme në Shkollën Verore Ndërkombëtare

Edicioni i pestë i Shkollës Verore Ndërkombëtare 2026, në Universitetin e Prizrenit, ka bërë bashkë një numër të konsiderueshëm studentësh…

6 minutes ago

Fetoshi: Vuçiqi ringjall retorikën e Millosheviqit përmes projektit të “Botës Serbe

Pas sinjalizimit të dhënë nga Paunoviq dhe “heroizimit” të kriminelëve përmes monumentit kushtuar Brigadës së 37-të të Motorizuar në Rashkë,…

6 minutes ago

Zyrtare: Vinicius Jr vazhdon me Real Madridin deri në vitin 2032

Sulmuesi brazilian Vinicius Jr. ka arritur marrëveshje për një kontratë të re gjashtëvjeçare me Real Madridin, e cila do ta…

9 minutes ago

Drita synon fitoren ndaj Tre Fiorit, publikohen formacionet zyrtare

Drita është mysafir i skuadrës nga San Marino, Tre Fiori në kuadër të raundit të tretë kualifikues për Ligën e…

9 minutes ago

Krem apo sprej kundër diellit? Dermatologët tregojnë cili produkt mbron më mirë lëkurën

Kur bëhet fjalë për mbrojtjen nga dielli, është thelbësore të përdorni një produkt me një SPF prej të paktën 30,…

10 minutes ago

Raportohen 25 vatra zjarri në 12 orë, 10 mbeten aktive dhe ndërhyrjet vijojnë nga toka e ajri

Gjatë 12 orëve të fundit në vend janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 10 vijojnë të jenë aktive,…

16 minutes ago