Categories: Uncategorized

Gruaja xheloze ka një kërkesë për bashkëshortin e saj: Hiq dorë nga pija!

Marrëdhëniet në çift gjithmonë kanë ulje-ngritjet e tyre, pasi ndikojnë shumë faktorë siç është dashuria, por shpeshherë edhe xhelozia luan rolin e saj.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme solli në ekranet tona historinë e dashurisë së Durimit me Valentinën, një dashuri e cila kishte nisur nga një njoftim në gazetë.

Të lidhura

None found

Durimi rrëfeu në studio se ishte njohur me Valentinën disa kohë pasi ishte ndarë nga ish-bashkëshortja dhe se kishte rënë në dashuri me të menjëherë. Kështu që Valentina dhe Durimi kishin vendosur që të martoheshin dhe në jetë kishin sjellë dy fëmijë. Por si çdo martesë, edhe midis tyre kishin nisur debatet dhe diskutimet, pasi sipas tij Valentina bëhej tepër xheloze pa shkak dhe kjo gjë ndikonte në marrëdhënien e tyre.

Për këtë arsye Durimi kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” që t’i kërkonte gruas së tij që të të mos bëhej më xheloze. “Nuk ke pse të jesh xheloze, në zemrën time je vetëm ti. Ty të kam dashuri!”

Valentina rrëfeu një version tjetër të historisë sipas saj xheloz ishte Durimi dhe jo ajo. Gjithashtu Valentina tregoi se një ndër arsyet kryesore se pse bëhej xheloze ishte sepse mendonte se Durimi vazhdonte të komunikonte me ish-bashkëshorten. Gjatë bisedës që u zhvillua u zbulua se Durimi kishte një ves, ai konsumonte shumë alkool. “Dua që të mos konsumosh më raki! Dua që të heqësh dorë nga alkooli! Ma premto!” -tha Valentina.

Moderatorja e programit, Arbana Osmani zbuloi se ëndrra më e madhe e Valentinës ishte që të vishej nuse. Por që kjo dëshirë të realizohej duhej që Durimi t’i premtonte asaj që do të hiqte dorë nga pija. Pas shumë përpjekjeve Durimi premtoi që nuk do të konsumonte shumë alkool dhe për herë të parë në jetën e saj, Valentina veshi vellon e nusërisë.

të fundit

Mario Mitaj feston debutimin në Serie A pas besimit të De Rossit

Mario Mitaj “Le të nisë argëtimi” [...]Read More...

2 minutes ago

Çfarë fshihet pas mbishkrimit “GOLF” në fanellat e Barcelonës gjatë El Clasicos?

Barcelona po luan me një dizajn të veçantë të fanellave në përballjen ndaj Real Madridit në El Clasico, ku në…

3 minutes ago

After nearly a year in exile and six attempts to return to Venezuela, Maria Machado is back in the country: what is her next move?

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, ka njoftuar se është kthyer në vend, gati një vit pasi u largua…

8 minutes ago

Defeated by the students, Vuçiç concedes defeat: Students’ List won decisively

Aleksandar Vuçiç u është drejtuar qytetarëve të Serbisë pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare, në të cilat qytetarët serb…

8 minutes ago

Investigation in Greece into “Horiatiko” and “Pizza Fan” over millions of euros in alleged tax evasion

Dy skandale të mëdha evazioni fiskal, që përfshijnë dy rrjete të njohura me xhiro miliona eurosh, kanë zbuluar autoritetet greke…

8 minutes ago

Shifrat alarmante të Manchester Unitedit: sa e thellë është kriza në ‘Old Trafford’?

Skuadra angleze ka regjistruar vetëm një fitore në tetë ndeshjet e para të kampionatit, krahas katër barazimeve dhe tri humbjeve.…

26 minutes ago