Categories: Uncategorized

Gruaja e Altin Hajrit: Në dhjetor u kthye në Shqipëri, bëri 2 vite burg në Holandë!

Teksa forcat e ndërhyrjes së shpejte u zëvendësuan me bujë në hyrje të resortit Golden nga Operacioni Forca e Ligjit, policia nuk ka asnjë të dhënë se ku gjendet Altin Hajri, i kërkuar prej ditësh, por pa asnjë gjurmë.

36 vjeçari konsiderohet aktiv me veprime në brendësi të kompleksit aty ku besohet se Jan Prenga u soll i pajetë nga katër shkodranë të kërkuar ende dhe më pas u planifikua edhe zhdukja e trupit të tij.

Në vazhdën e hetimeve ku janë përfshirë edhe pasuritë e emrave të lakuar si organizatorë të pengmarrjes, prokuroria ka pyetur ndërkohë familjarë të Altin Hajrit, jo vetëm për adresën e 36 vjeçarit i skeduar edhe më herët për problemet me narkotrafikun, por edhe për pronësinë e kompleksin Golden.

Burimet e sigurta të Top Channel bëjnë me dije se është pyetur bashkëshortja e Altin Hajrit , shtetasja me inicialet V . H.

Gruaja sipas burimeve tregon se Altin Hajri është kthyer në Shqipëri në datën 30 dhjetor 2019 pasi për dy vite ka vuajtur një dënim në Holandë.

Gruaja tregon se ajo nuk e di kujt i përket ‘Golden’. Por me menaxhimin e kompleksit “merret vjehrra ime” shton më tej dëshmitarja. Gjithashtu sipas dëshmitares kompleksi ka si menaxher shtetasin Olsi Turja, ndërsa të ardhurat që burojnë nga kompleksi administrohen nga familja e Altinit si dhe tre fëmijët e çiftit thuhet më tej në dëshmi.

Olsi Turja është lëne nën arrest me burg së bashku me katër të tjerë, shumica të afërm të Altin Hajrit . Kamera e sigurisë që është nisur për ekspertim shfaq disa persona që nxjerrin të pajetë Jan Prengën dhe e hipin në makina të tjera.

49 vjeçari, sipas dëshmisë së vëllait të tij të quajtur Anton Prenga, u rrëmbye për të kërcënuar vëllain tjetër Astrit Prenga i cili bashkë me shtetasin Gëzim Shullani kishin nxjerrë nga porti për llogari të një anglezi dhe një iraniani ngarkesën prej 260 kilogramë kokainë por që më pas nuk e kishin dorëzuar.

Kjo ngarkesë i përkiste grupit të Gentjan Doçit, edhe ky i kërkuar dhe siç rezulton nga dëshmia e vëllait të pengut, ai kishte realizuar rrëmbimin në Shqipëri, ndërsa emri i shkodranit i është treguar familjes përmes telefonit nga një tjetër bashkëpunëtor, i quajtur Gramoz Rexhepi që mendohet se ka siguruar drogën në Ekuador.

Pengu u rrëmbye në datën 17 janar ora 10.54 me mjetin Range Rover ndërkohë që ky automjet hyn në kompleks në orën 11.35 të së njëjtës dite, për t’u djegur më pas në orën 20.29 minuta.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

18 minutes ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

19 minutes ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

40 minutes ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

41 minutes ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

56 minutes ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

1 hour ago