Categories: Uncategorized

Greqia merr 12 milje në detin Jon, flet Presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me 12 milje det që ditën e djeshme u diskutua do i kalojnë Greqisë.

“Shqiptarët duhet të jenë të sigurtë që Presidenti gjithmonë do të mbrojë Kushtetutën. Për çështjen në fjalë do të respektojë vendimin e Gjykatën Kushtetuese dhe Këtë duhet të bëjnë të gjithë institucionet tona”, tha Meta nga Vlora.

Të lidhura

None found

Presidenti ishte në ceremoninë në kuadër të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, zhvilluar në Drashovicë, ku ndau disa çmime vlerësimi për atdhetarë të spikatur dhe u pyet mbi marrëveshjen detare Shqipëri- Greqi.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese në vitin 2010 e ka hedhur poshtë marrëveshjen detare me Greqinë.

Gjykata Kushtetuese me Vendimin 15, datë 15.4.2010, e shfuqizoi marrëveshjen duke arritur në përfundimin e mëposhtëm.

“Gjykata çmon përfundimisht se marrëveshja e lidhur midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, është e papajtueshme me Kushtetutën sa i takon çështjeve lidhur me:

a) mospajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes; b) mangësitë serioze në përmbajtjen e marrëveshjes; c) moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm.

të fundit

Pse mërgata po vazhdon t’i japë mbështetje Albin Kurtit, sipas analistëve

Vota e diasporës edhe në këto zgjedhje u dëshmua vendimtare për Lëvizjen Vetëvendosje, duke i siguruar mandate shtesë dhe duke…

6 minutes ago

Biznesmeni Erlind Xhindi: Ramën tani mund ta konsideroj si ish-kryeministër, ka tentativa përçarëse, në protestë ka patronazhistë të kamufluar si familjarë

Këtë të hënë, gjatë një intervistë për News24, biznesmeni Erlind Xhindi, deklaroi se protesta masive e qytetarëve kundër qeverisë do…

8 minutes ago

Starmer largohet, i gjashti kryeministër që rrëzohet në 10 vitet pas Brexit-it

Keir Starmer, i mbetur i vetëm dhe pa mbështetje, vendosi të tërhiqet në fund të rrugëtimit të tij politik, duke…

10 minutes ago

Bie ndjeshëm qarkullimi në Ngushticën e Hormuzit, Irani fajëson sulmet në Liban për prishjen e armëpushimit

Pas njoftimit të Iranit se Ngushtica e Hormuzit është mbyllur sërish, trafiku detar në këtë pikë ujore me rëndësi strategjike…

11 minutes ago

Barazimi Iran – Belgjikë në Botërorin 2026 shoqërohet me tensione politike dhe incidente sigurie

Irani hodhi një tjetër hap drejt kualifikimit në fazën e ardhshme të Kupës së Botës 2026, pasi barazoi pa gola…

16 minutes ago

Teksa performon në Zvicër, Gjesti paralajmëron surprizë për fansat

Artisti nga Peja, Gjesti, është rikthyer fuqishëm këtë vit me projekte muzikore por edhe me koncerte. Ai ka performuar së…

18 minutes ago