Categories: Uncategorized

Grekët të prerë: Çelja e negociatave me Shqipërinë, vetëm nëse plotësohen 4 kushte!

Sot u dha drita “jeshile” për Zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, me miratimin e Planit të Konkluzioneve.

Kjo nuk do të thotë se negociatat u hapën, sepse kjo dritë jeshile duhet të kthehet në vendim në instanca më të larta, ndaj do t’i paraqitet video-konferencës së Këshillit Europian në nivel udhëheqësish politikë, ditën e enjte.

Të lidhura

None found

Por a ka kushte për çeljen e negociatave?

Këtë e sqaroi mbrëmjen e sotme qeveria greke. Ministri Plotësues i Punëve të Jashtme të Greqisë, Miltiadhi Varvitsiotis, pas mbledhjes së Ministrave të Çështjeve Europiane të BE, pohon se për Shqipërinë, çelja e negociatave varet 4 kushte që lidhen tërësisht me minoritetin grek, kurse për Shkupin, një kusht i vetëm.

Ai sqaroi se kushtet janë të përfshira në deklaratën e sotme që i hap rrugën çeljes së negociatave.

“Në tekstin për hapjen e negociatave të integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, parashikohet, për rastin e Maqedonisë së Veriut, të respektojë dispozitat e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa për rastin e Shqipërisë, të plotësojë detyrimin për respektimin e të drejtave të Minoritetit Grek, përfshirë këtu si atë të censusit të populllsisë dhe të së drejtës së vetidentifikimit, ashtu edhe të rregjistrimit të pronave.

Do të ndjekim nga afër përparimin dhe respektimin nga ana e të dy vendeve, të zbatimit të angazhimeve të tyre”, citon ambasada greke ministrin Varvitsiotis, në një njoftim që shpërndau mbrëmjen e sotme.

të fundit

Përparim Bajrami to be released from Shutka prison after providing security worth over €1.1 million

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë prej 1.140.781 eurosh, e ofruar në formë të pronës…

5 minutes ago

Përparim Bajrami do të lirohet nga burgu i Shutkës pas vënies së garancisë prej mbi 1,1 milion eurosh

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë prej 1.140.781 eurosh, e ofruar në formë të pronës…

13 minutes ago

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

4 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

5 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

5 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

5 hours ago