Categories: Uncategorized

Goditjet nga COVID-19, ç’ndodh me qendrat e qyteteve

Zonat tregtare në qendrat e qyteteve gjermane po mbushen përsëri, por shumë tregtarë kanë frikë për ekzistencën e tyre. Kriza e Coronës po shkakton trazira të mëdha në qendrat e qyteteve.corona

Rrugët tregtare në qendrat e qyteteve gjermane po mbushen përsëri pas heqjes së masave të karantinës, por shumica e njerëzve vetëm sa kalojnë para vitrinave dhe nuk hyjnë për të blerë. Disa se nuk kanë qejf të përdorin maskat, të tjerë se ngurojnë të hyjnë në dyqane. Stefan Genth, kryetar i Shoqatës së Tregtisë Gjermane, HDE, thotë se për shkak të krizës së Coronës ka shumë pak klientë dhe shumë tregtarë gjenden para falimentimit.

Rreth një e treta e tregtarëve që tregtojnë mallra joushqimore kanë frikë për mbijetesën e tyre për shkak të pandemisë. 80 përqind e tregtarëve në përgjithësi janë pesimistë për të ardhmen e tyre. Sidomos të rrezikuara janë dyqanet e vogla që shesin dhurata, bizhuteri, lule apo veshje.

Frikë nga falimentimi

Hans Georg Reifenrath ka një dyqan dhuratash në Këln. “Ne sapo kemi bërë bilancin për gjashtëmujorin e parë,” thotë ai. Në krahasim me vitin 2019 biznesi i tij ka pasur 61 përqind më pak shitje. “Kjo është në thelb një goditje vdekjeprurëse. Gjashtë muaj humbje nuk mund t’i rikuperosh kaq lehtë.”

Sigurisht edhe ai aplikoi në shtet për ndihmën urgjente për bizneset e vogla. Por: “Ajo ishte vetëm sa për të mbuluar shpenzimet e qirasë”. Bizneset e vogla do ta kenë shumë më të vështirë ta kapërcejnë krizën sesa qendrat e mëdha tregtare, thotë Reifenrath, sepse dyqanet e vogla nuk kanë rezerva dhe nuk ofrojnë shitje përmes internetit.

Georg Reifenrath kërkon urgjentisht më shumë mbështetje nga shteti – si për shembull sipas modelit francez. Në Francë aktualisht ndërmarrjet e mesme që kanë probleme financiare nuk ka nevojë të paguajnë për qiranë, gazin dhe energjinë elektrike.

Ndryshime në qendrat e qyteteve

Shumë prej dyqaneve rrezikojnë të falimentojnë dhe kjo pritet të sjellë edhe ndryshime në qendrat e qyteteve gjermane ku gjenden zakonisht qendrat tregtare, plot dyqane të tjera si dhe zyra sipërmarrjesh të ndryshme.

Deutschland – Fussgaengerzone mit Fahnen Beethovenfest Bonn (imago images/R. Oberhäuser)Bonn
Edhe kur kriza e Coronës të mbarojë, shumë tregtarë me pakicë do ta kenë të vështirë t’ia dalin mbanë në të ardhmen. “Tregtia në internet e cila shënoi rritje do të vazhdojë edhe më tej dhe për këtë arsye muajt e ardhshëm do të ketë rënie të shitjeve në qendrat tregtare”, tha urbanisti Thomas Krüger në një intervistë me tagesschau.de. Kjo do të sjellë me vete edhe mbylljet e tyre në qendrat e qyteteve. Por sipas Thomas Krüger nuk janë vetëm dyqanet që pritet të çojnë në ndryshime në qendrat urbane. Në qendrat e qyteteve kanë selitë dhe zyrat e tyre edhe shumë firma, institucione dhe sipërmarrje. Dhe për shkak se tani shumë vetë po punojnë nga shtëpia, pritet që të ketë ndryshime edhe në fushën e përdorimit të zyrave.

Megjithatë nuk pritet që qendrat e qyteteve të boshatisen. Sipas urbanistit Krüger rënia e qirave që mund të ndodhë si pasojë falimentimeve mund të çojë në modele të reja të shfrytëzimit të objekteve të ndërtimit, si koncepte për shfrytëzimin e tyre për gastronomi, art, për shitje dhe si zyra. DW

të fundit

“Rama po zvarritet se do të shpëtojë veten dhe familjen e tij”, Bardhi nga njësia 1 Tiranë: Në protestën e 22 Dhjetorit, të gjithë bashkë kundër qeverisë së korruptuar

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, u takua me banorët e njësisë nr.1 në Tiranë, ku në fokus…

24 minutes ago

Spiropali, vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut…

44 minutes ago

Lezhë, përplasen dy automjete në kryqëzimin e Gjadrit, plagosen drejtuesi malazez dhe pasagjerja

Rreth orës 14:10, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin malazez A.…

1 hour ago

Herri Kejn i pandalshëm, rekordi i Levandovskit me 41 gola në rrezik

Herri Kejn, po tregon se është i pandalshëm në sezonin aktual, duke numëruar tashmë një shifër mbresëlënëse prej 18 golash…

1 hour ago

Të shtëna me armë zjarri në Kukës/ Plagosen dy persona, shpallen në kërkim 2 vëllezër

Pasditen e sotme rreth orës 14:35, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Kukësit, ku për pasojë…

2 hours ago

Nesër protesta e opozitës, “blindohet” Kryeministria (VIDEO)

Një ditë para protestës së opozitës, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë ka nisur vendosja e mburojave metalike…

2 hours ago