Categories: Uncategorized

Goditi 10 herë me sëpatë korçarin, ky është autori i masakrës së sotme

Ky që shihni në këtë foto të siguruar nga Top Channel është vrasësi Zamir Topi i cili pasditen e sotme qëlloi për vdekje me sëpatë në kokë Dashnor Osmanin në qytetin e Korçës.

Burime bëjnë me dije se Zamir Topi ishte person me probleme mendore madje kishte edhe një kartelë mjekësore.

Motiv i vrasjes është bërë një konflikt për varret e familjarëve të viktimës dhe autorit. Dy personat ishin bashkëfshatarë nga fshati Poçestë.

Viktima u qëllua me sëpatë në kokë nga autori Zamir Topi, i cili u largua nga vendi i ngjarjes dhe më tej u kap nga policia pak metra larg vendit të krimit.

Ngjarja ndodhi në lagjen 9 të qytetit në afërsi të pazarit të Korçës ndërsa sipas të dhënave konflikti kishte në qendër grindjen mes palëve për dëmtimin e një varri./Top Channel

të fundit

Tenderat me inteligjencë artificiale, Rakipi: Kur gabon “Diella”, kë arreston SPAK-u?

Kryeministri Edi Rama, shpalosi një "ministre" të re në qeveri, e cila nuk ka prani fizike, pasi do të jetë…

8 seconds ago

A do garojë për Tiranën? Alimehmeti: Vendimi do merret nga forumet

Ilir Alimehmeti ka folur rreth përbërjes së kabinetit të ri qeveritar që u prezantuar mesditën e së mërkurës nga kryeministri…

31 minutes ago

Rama i “dhuroi” postin e deputetes, Iris Luarasi i propozon PD-së kandidatët për Bashkinë e Tiranës

Shpallja e emrave që do të formojnë kabinetin qeveritar të mandatit të katërt të Partisë Socialiste, kanë sjellë reagime si…

48 minutes ago

Aksident në aksin Vorë-Fushë Krujë/ Kamionçina përplas motorin, raportohet për dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më herët në aksin Vorë-Fushë Krujë. Mësohet se një kamioncinë ka përplasur…

1 hour ago

Edi Rama pret Ceferinin dhe drejtuesit e futbollit Europian në një darkë me “lugë floriri”

Pasi mbaruan punët e rëndësishme të ditës, kryeministri Edi Rama në zbardhjen e emrave të qeverisë së tij të mandatit…

2 hours ago

Callum Turner komenton lidhjen me Dua Lipën: Dua të jemi përgjithmonë bashkë

Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është…

2 hours ago