Categories: Uncategorized

Gjyshja tregon si e gjeti Nazime Visha burrin bullgar: Shtatë herë në Shqipëri për të gjetur nuse

Nazime Visha, vajza që vrau përndjekësin e saj, Fiqiri Muça, pas daljes nga burgu ka ndërtuar një jetë të re.

nayime vishaAjo është martuar dhe është bërë nënë. Gjyshja e Nazimes ka rrëfyer për gazetaren e Abc News, Esiona Konomi se mbesa është martuar me një djalë nga Bullgaria.

Të lidhura

None found

E moshuara ka treguar edhe momentin se si u njoh mbesa me bashkëshortin, i cili nuk ka shfaqur asnjë lloj kompleksi për të shkuarën e Nazimes.

“Kishte qenë 7 herë në Shqipëri për të gjetur grua shqiptare, Rastisi, u takuan. Ai punon si furnizues dyqanesh. Erdhi vetë në shtëpi. Historinë nuk e pati problem. Mua ma patën kërkuar edhe këtu me thënë të drejtën, por nuk kisha qejf”, rrëfen ajo.

Nazime Visha qëlloi me breshëri automatiku Fiqiri Muçën, mesnatën e 13 gushtit të vitit 2013. Ajo u dënua me 10 vjet burg. Por tre vjet më pas, ajo u lirua pas një faljeje të firmosur nga Presidenti Bujar Nishani.

Kjo falje u kërkua nga personalitete të larta, si shkrimtarët Ismail Kadare e Dritëro Agolli, sopranoja Inva Mula, poetët Luljeta Lleshanaku dhe Rudolf Marku dhe violinisti Tedi Papavrami./ abcnews.al

të fundit

Nuk paraqitej rregullisht në punë/ Hita shkarkon nga detyra të besuarin e Ilir Prodës, Ulian Shpataraku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka përjashtuar nga detyra Ulian Shpatarakun. Shpataraku cilësohej si një nga…

58 minutes ago

Pas deklaratave në mbrojtje të studentëve, Ministria e Jashtme maqedonase thërret ambasadorin e Shqipërisë në Shkup

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ka konfirmuar se sot ka thirrur ambasadorin e Shqipërisë në Shkup,…

1 hour ago

Shkodranja Donike Gocaj ra në pusetë dhe ndërroi jetë, Albërije Hadërgjonaj zemërthyer për ikjen e mikes së saj: Më këpute shpirtin o shpirtbardhë

Një ngjarje tragjike ka tronditur së fundmi komunitetin shqiptar në New York pasi u nda jeta në mënyrë tragjike 56-vjeçarja…

1 hour ago

PS dhe PD arrijnë marrëveshje për Rregulloren e Kuvendit, socialistët tërhiqen nga procedura e përshpejtuar! Pranohet kërkesa e demokratëve për forcimin e kontrollit parlamentar

PS dhe PD kanë arritur dakordësi për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, ndërsa drafti final pritet të miratohet nesër në…

2 hours ago

Ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi lë pas 2 orësh ambientet e SPAK

Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi ka dalë pas dy orësh nga ambientet e SPAK. Pas daljes nga Prokuroria e…

3 hours ago

Parregullsi në raportet financiare të zgjedhjeve të 11 majit, KQZ propozon gjoba për disa parti dhe kandidatë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të shqyrtoj të ejten një projektvendim, i cili lidhet me raportet financiare të dorëzuar për…

3 hours ago