Policia e Tiranës ka goditur një tjetër grup të kultivimit të narkotikëve duke arrestuar një person.
Pesë të tjerë janë arrestuar për vepra të ndryshme penale si armëmbajtje pa lejë, ngacmime seksuale dhe dhunë.
Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të narkotikëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Petrela”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• S. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe të pyllëzuar në malin mbi Urën e Farkës, Njësia Administrative Petrelë, janë gjetur të mbjellë disa fidanë të dyshuar cannabis sativa. Në afërsi të tyre shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasi S. K., i cili po punonte për hapjen e një grope, e cila ishte e lidhur me tubacionin e vaditjes së fidanëve.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë bërë ekzekutim e vendimit penal, për shtetasin D. B., 47 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykata e Apelit Tiranë e kanë dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit D. D., 61 vjeç, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, ka përndjekur, ka kryer veprime të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. B., 24 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë personale shtrënguese “Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve” dhe është konstatuar jashtë banesës.
Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Sh., 42 vjeç, pasi në rrugën “Llazar Xhajanka”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
•K. K., 21 vjeç, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, u kap në flagrancë duke drejtuar motoçikletën pa lejen përkatëse;
•R. Ll., 37 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha” u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e “JET Bank”, një institucion financiar që synon…
Dashi Për te dashuruarit priten kontradikta te mëdha. Nuk do merreni vesh për asnjë me atë qe keni ne krah.…
Armela Hyseni është banorja më e re në Big Brother VIP 5. Ajo ka lindur në Tiranë dhe fëmijeria e…
Daily Mail i ka kushtuar vëmendje protestave të opozitës në Shqipëri, duke publikuar edhe një video që tregon edhe plasjet…
Sezoni i pestë i "Big Brother VIP Albania" solli diçka ndryshe në historinë e formatit në Shqipëri. Për herë të…
Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes ë të huajve në vend…