Categories: Uncategorized

Gjashtë aksidente në pak orë, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të regjistruara këtë të mërkurë. Vetëm në pak orë janë shënuar 6 aksidente, ku krahas viktimave mbetën të plagosur dhe 8 qytetarë të tjerë. Shkaqet kryesore janë parakalimet e gabuara dhe tejkalimi i shpejtësisë.

Rritja e temperaturave dhe shtimi i fluksit të automjeteve drejt bregdetit ka sjellë rritjen e numrit të aksidenteve.

Të lidhura

None found

Në gjashtë ngjarje rrugore të mërkurën (1 korrik) mbetën të vdekur dy persona dhe tetë të plagosur.

Aksidentet kanë ndodhur në Vlorë, në Bulqizë, në Kavajë, në Vorë dhe në Lezhë. Ngjarja e parë u regjistrua në Vlorë, ku 74-vjeçari Qemal Lamani u përplas nga një makinë pasi kishte bërë pazarin.

Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, por nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve të marra.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Klaudjo Ibrahimin, 35 vjeç, ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksidenti i dytë me vdekje u regjistrua në Kavajë, ku u përplas për vdekje një 47-vjeçare. Ngjarja është shkaktuar nga drejtuesi me inicialet S.B pranë mbikalimit në Harizaj.

Një përplasje e rëndë përfundoi me plagosjen e 3 personave në Bulqizë ndërkohë që në aksident u përfshinë 3 automjete, ndërsa dy prej tyre po udhëtonin drejt Dibrës ndërsa një tjetër drejt Bulqizës.

Dyshohet se ngjarja është shkaktuar nga parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.

Një tjetër përplasje e rëndë është shënuar dhe zonën e Vorës, ku brenda pak minutash u regjistruan 2 aksidente të rënda, ku të plagosur mbetën 4 persona, mes tyre dhe një fëmijë 2 muajsh.

Ndërkohë, në autostradën Lezhë- Milot, fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale pa pasoja njerëzore.

Në aksident u përfshinë një kamionçinë e sipërmarrjes së gjelbërimit në bashkinë e Lezhës dhe një mjet tjetër tip ‘BMW’.

Si pasojë mbeti i plagosur shoferi i kamionçinës, që u dërgua në spital, por pa rrezik për jetën. Ndërkohë kamionçina e cila ishte e ngarkuar me pemë dekorative ka mbetur e përmbysur.

të fundit

Szczesny rrëfen varësinë nga duhani: Ende nuk jam gati ta luftoj

Portieri i Barcelonës dhe Kombëtares së Polonisë, Wojciech Szczesny, ka pranuar hapur se ende nuk është gati të përballet me…

1 minute ago

Gazmend Halilaj: Rizgjedhja e Abdixhikut s’garanton koalicion LDK-LVV, duhen parime dhe program i përbashkët

Kryetari i rizgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se pas përfundimit të Kuvendit të Përgjithshëm, partia do t’u rikthehet…

4 minutes ago

Eurostat zbulon se 53% e familjeve shqiptare s’kanë buxhet për një javë pushime vjetore

Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk kanë mundësi financiare të përballojnë një javë pushime në vit larg banesës së…

18 minutes ago

Temperaturat deri në 40 gradë, Vlora nis gushtin me plazhe plot pushues

Fundjava e parë e muajit gusht e ka gjetur Vlorën të mbushur me pushues. Ky 1 gusht ka sjellë një…

22 minutes ago

Don’t Continue Reading in Arabic” Remark: Ilire Dauti Faces Criticism over Words Directed at Afrim Gashi

Deputetja Ilire Dauti, është përballur me kritika pas deklaratës së saj drejtuar kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi: “Shpresoj të mos…

32 minutes ago

22-Year-Old Kosovar Arrested in Skopje, Internationally Wanted for Several Criminal Offenses

Të premten, në orën 17:00, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,…

32 minutes ago