shqiperi

Shkak lagështia/ 4 aksidente në më pak se 3 orë në rrugët e Shqipërisë, 7 të plagosur

Për shkak të  reshjeve të shiut që kanë qenë prezente gjatë gjithë ditës dhe në të gjithë territorin e vendit tonë, aksidentet rrugore kanë qenë të shumta.

Nga ora 18:20, e deri në orën 21:20 kanë ndodhur 4 aksidente, ku për fat të mirë nuk ka pasur viktima.

Të lidhura

None found

Fillimisht në aksin Peqin – Elbasan, pas një parakalimi të gabuar dy makina u përlasen “ kokë më kokë” duke lënë të  plagosur 3 persona.

Pak minuta më vonë një tjetër aksidenti u regjistrua në aksin Fier –Lushnje. 3 makina u përfshinë ku njëra përfundoi e përmbysur, ndërsa deri më tani nuk bëhet me dije për të plagosur apo viktima.

Rreth orës 20:00, në afërsi të Pikës Kufitare Kapshticë, një mjet doli nga rruga, e për pasojë dy persona mbetën të plagosur.

Vetëm pak  minuta më parë, në një prej akseve më të rrezikshme të vendit, Elbasan – Librazhd, në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit” ndodhi një tjetër aksident me dy të plagosur./albeu.com

të fundit

Këlliçi dënon ndërhyrjen policore te Kryeministria: Më 28 nëntor, të rinjtë t’i tregojnë Ramës se po i vjen fundi

Partia Demokratike me anë të nënkryetarit Belind Këlliçi, dënon me forcë ndërhyrjen e dhunshme policore gjatë protestës së sotme te…

32 seconds ago

Tobacco collection begins at 435 denars per kilogram

Nga sot ka nisur grumbullimi i duhanit, me çmim fillestar prej 435 denarësh për kilogram për klasën e parë, 15…

8 minutes ago

Three dead after plane crashes in Arizona National Park

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik ajror në Parkun Kombëtar në Arizona. [...] Read More... The post…

8 minutes ago

SHBA-ja sulmon me avionë bazën raketore në ishullin strategjik të Qeshmit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sulme ajrore ndaj Iranit, duke shënjestruar një bazë për lëshimin e raketave në…

8 minutes ago

Activist accuses police of violence against women and girls at protest and calls on citizens to join November 28 rally

Një prej aktivistëve pjesëmarrës në protestën e sotme ka denoncuar përdorimin e dhunës nga Policia ndaj qytetarëve, duke theksuar se…

8 minutes ago

Grumbullimi i duhanit nis me çmim 435 denarë për kilogram

Nga sot ka nisur grumbullimi i duhanit, me çmim fillestar prej 435 denarësh për kilogram për klasën e parë, 15…

14 minutes ago