Categories: Uncategorized

Gazetari sulmon Ramën e Mamaqin: “Ami kërcimtare tallavaje!”

Gazetari në azil Dritan Kanapari ka folur për emisionin “Fokus” në drejtuar nga Robert Papa në lidhje me disa tema që janë mjaft të komentuara në opinionin public por jo vetëm.

Duke folur për Operacionin Forca e Ligjit, Kanapari tha se bëhet për të ruajtur autokracinë e kryeministrit Edi Rama dhe shtetin dictatorial të tij, ndërsa shtoi se ka për qëllim terrorizimin e njerëzve.

“Shtimi akoma më i madh i forcave policore bëhet për të ruajtur autokracinë dhe shtetin e tij diktatorial që i frikësohet çdo ditë e më shumë punëve të pista.

Nuk i mjaftuan, se Berisha e reduktoi forcën policore se edhe Nano e kishte 13 mijë sepse kështu bëjnë diktatorët, por megjithëse e reduktoi, forcoi luftën ndaj krimit e bandave, por ky prap nuk mjaftohet por krijon edhe një tjetër, KÇK, nuk ka qëllim tjetër veçse të terrorizojë qytetarët.

Çdo ditë e më shumë shikojmë kriminelë, ky i quan kriminelët të dobishëm se qeveris me ta. Është veçse një show dhe akt i rrezikshëm. Po përgatitet të bëjë fushatë siç bëri me policë në Lazarat, ku forcat italiane deklaruan se sasia më e madhe 4 kg ishte kapur, ndërsa ky e bëri Shqipërinë parcelë hashashi pa llogaritur laboratorët e drogës”, tha gazetari.

Më tej ai ka komentuar edhe filmin “I Love Tropoja” të aktorit Ermal Mamaqi ku luan një rol edhe kryeministri edi Rama. Ka hedhur akuza të forta ndaj aktorit por edhe ndaj kryeministrit Rama duke sjellë në vëmendje edhe disa ngjarje të rënda që kanë tronditur Tropojën kohë më parë.

“E dyta është filmi “I Love Tropoja”, s’di pse duhej ti vihej një titull anglisht. Ermal Mamaqi dihet se është gëzuar më shumë kur ia vranë kushëririn e vet. Sepse dihet Olldashi ka pasur përfitime dhe benefite të mëdha financiare si ministër ku thuhet se i është lënë Ermal Mamaqit një pjesë e mirë e pasurisë, nga ku filloi edhe karriera e Ermalit si artist, si palaço televiziv, si bisnesmen i madh që në moshën 30-vjeçare me gjithë atë kërcimtaren e tallavasë, Amin.

Duhet ti justifikojë paratë tani, duhet të sillet mirë me Ramën do të marri të tilla filma me kryeministrin, dhe të tregojë rolin e tij të kriminelit, tregon rolin e tij psiqik, se nuk ka kryeministër që të bëjë role të tilla. Kemi parë Ramën që bën rolin e këngëtarit, aktorit, kriminelit, vetëm punën e kryeministrit ka treguar që nuk e bën dot.

Filmi nuk është gjë tjetër përveçse një përçmim ndaj Tropojës se është sulmuar jo vetëm me armë, përmes familjes Haklaj që bënë krime, se i kishin bërë nja 3 vrasje deri në vitin 1993, i veshën si shefa komisariatësh ku bënë krime e derdhën gjak. Tropoja ishte kullë e qëndresës për PD, bastion, por ishte edhe zona kufitare e kalimit me Kosovën ku po vinte lufta.

Përmes kësaj bande që zotërohej nga ish-sigurimsi Fatos Klosi, Ahmet Krasniqi etj, pa që të bëheshin ato punët e liga anti-shqiptare siç dinë ti bëjnë ata në çdo kohë. Përveç krimeve që kanë bërë me Tropojën, me familjen Haklaj e segmente të caktuara, kanë bërë edhe një dokumentar tani, që besoj është interesuar edhe vetë kryeministri, që është interesuar vetë përmes dy kriminelave që jetojnë jashtë, të cilët kanë vrarë 150 vetë pa lidhje vetëm për të terrorizuar Tropojën, duan ti bëjnë si viktima.

Prap Artan Hoxha i sponsorizuar nga kryeministri transmetoi në Top qenef një material, ka bërë emision për të rikthyer vëmendjen se këto punë i ka bërë Berisha, pa pikë turpi. Harron që tjetri nuk ta fal gjakun, kujton se nuk i hyn ferrë në këmbë se e mbron pushteti socialist”, tha Kanapari. /faxweb

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

7 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

7 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

8 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

8 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

8 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

8 hours ago