Categories: Uncategorized

Gazetari: 700 milionë euro janë kredi, Shqipëria nuk ka nevojë për borxhe konferencash!

Sot në Bruksel në Konferencën e Donatorëve, u mblodhën 1.15 miliardë euro dhe do të shpenzohen për ndërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Po gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri shkruan se pjesa më e madhe e kësaj shumë rreth 700 milione euro jane kredi.

Të lidhura

None found

Tomorri shkruan se këto angazhime praktikisht janë të pavlefshme për dy arsye.

E para, Shqiperia nuk mund ti perdore dot sepse nuk ka hapesire fiskale. Arsyeja e dyte eshte edhe me e thjeshte. Shqiperia nuk ka nevoje per borxhe konferencash.”- shkruan Tomorri.

Postimi i plotë

Shuma prej 1.1 miliarde euro e deklaruar nga Konferenca e Donatoreve si ndihme per Shqiperine eshte impresionuese dhe mund te jete nje nga angazhimet me te medha solidare ne rrafshin nderkombetar. Por duhen sqaruar disa gjera shume shkurt.

Pjesa me e madhe e kesaj shume, rreth 700 milione euro jane kredi. Keto angazhime praktikisht jane te pavlefshme per dy arsye. E para, Shqiperia nuk mund ti perdore dot sepse nuk ka hapesire fiskale.

Kredite e premtuara nga donatoret shkojne direkt ne rritje te deficitit fiskal dhe rrjedhimisht edhe borxhit publik. Shqiperia nuk ka hapesire buxhetore per te rritur borxhin.

Arsyeja e dyte eshte edhe me e thjeshte. Shqiperia nuk ka nevoje per borxhe konferencash. Qeveria shqiptare nuk eshte ne pamundesi per te gjetur borxh. Vendi yne sot del lirisht ne tregjet nderkombetare te financave dhe mund te marre borxh ne cdo moment, madje me kosto te lire. Heren e fundit, eurobondi shqiptar emetua me interes 3.5 per qind, cka eshte nje norme relativisht e ulet borxhi.

I vetmi perfitim qe vendi do kishte nga kredite e donatoreve do ishte nese ata do i akordonin keto kredi me interesa me te ulet se 3 per qind. Por serish edhe ky do te ishte nje perfitim i paperfillshem,

Ketu dalim tek pjesa e donacioneve qe vlejne me te vertete. Ato jane grantet, pra parae falas. Sipas te dhenave paraprake, shuma e granteve te dhuruara nga Konferenca e Donatoreve vertitet nga 300-400 milione euro, pasi shifrat duhet ende te saktesohen.

Per hir te se vertetes, ky nuk eshte nje kontribut i vogel, pasi behet fjale per 2-3 per qind e PBB-se. Pra financimi i deficitit buxhetor per gati 2 vjet dhe per kete Shqiperia duhet t’u jete mirenjohese donatoreve.

Por edhe ketu duhet sqaruar nje lement shume i rendesishem. Sa prej ketyre parave jane disbursuar dhe harxhuar nderkohe. Sepse shuma prej 300-400 milione euro qe mendohet se eshte angazhuar perfshin brenda saj edhe parate, te cilat jane disbursuar nga qeverite mike dhe jane shpenzuar nga qeveria jone gjate situates se emergjences.

Ditet ne vijim do te qartesojne edhe me mire permasat e donacioneve si dhe kushtet e disbursimit te tyre. Megjithate ky eshte nje kontribut i rendesishem dhe qeveria meriton vleresim per punen qe ka bere ne mobilizimin e solidaritetit nderkombetar. Por, thene kete, eshte shume e rendesishme, qe ato para te perdoren ne destinacion.

Do te ishte e pafalshme qe qeveria e Shqiperise dhe institucionet kontraktuese te abuzonin me donacionet. Kjo do ishte damka me e rende per cdo qeveri ne glob.

të fundit

Flavio Bolsonaro mbërrin në Miami me familjen, pasi kaloi nga Argjentina dhe Ekuadori dhe mori vizë amerikane

Flavio Bolsonaro ka mbërritur në Miami të Floridës, së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, pas humbjes në…

1 second ago

ISHP: 72 raste me Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni, 12 të vdekur

Instituti për Shëndet Publik njofton se janë regjistruar 72 raste të etheve të Nilit Perëndimor në Maqedoni deri më 27…

5 minutes ago

Erjon Vishkullit i shpëtohet syri i majtë pas ndërhyrjes së suksesshme në Romë

Erjon VishkulliMinistrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë lajmin e mirë nga Italia, duke bërë me dije se Erjon Vishkulli…

6 minutes ago

Familja e Arlinda Zekajt proteston në Prishtinë, kërkohen drejtësi dhe dorëheqje të ministrave

Në Prishtinë kanë nisur të mblidhen protestuesit pas vrasjes së Arlinda Zekajt, me qëllim që të kërkojnë drejtësi për viktimën…

16 minutes ago

Flavio Bolsonaro mbërrin në Miami pas largimit nga Brazili; SHBA pritet t’i japë viza familjes

Flavio Bolsonaro është larguar nga Brazili dhe ka mbërritur në Miami të SHBA-së, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. [...]Read More...

18 minutes ago

Prishtinë: Protestë për drejtësi pas vrasjes së Arlinda Zekajt dhe kundër dhunës ndaj grave

Në Prishtinë kanë nisur të mblidhen protestuesit pas vrasjes së Arlinda Zekajt, me qëllim që të kërkojnë drejtësi për viktimën…

27 minutes ago