Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka sqaruar se sa para ka dhënë këtë të hënë Franca, e cila habiti jo pak persona me shifrat e saj për Shqipërinë.
Ahmetaj ka deklaruar se 100 mln euro janë firmosur këtë të hënë para konferencës së donatorëve, por që nuk kanë lidhje me tërmetin.
None found
Ahmetaj ka theksuar se 100 milionë euro janë kredi e butë me interes nën 2.25% që Franca do t’ja japë Shqipërisë për një sërë projektesh, por që nuk kanë lidhje me rindërtimin pas tërmetit, shkruan express.
Fevziu: Sa dhuroi Franca?
Ahmetaj: 60+1. 60 mln euro kredi e butë plus 1 milionë euro grant. T’ju sqaroj 100 milionëshin, ai është një instrument financiar që është firmosur këtë të hënë nga kryeministri, para se të fillonte konferenca e donatorëve. Ai është një instrument financiar, një kredi e butë nën 2.25% interes. Ky është një instrument që negociohet që mund të jetë për disa korsi ekonomike. Pra janë projekte, nuk kanë lidhje me tërmetin.
Fevziu: Pra 60 mln kredi e butë janë për tërmetin?
Ahmetaj: Po
Fevziu: Si do të financohen këto para, do të vijnë të huajt apo qeveria do të punojë me këto para?
Ahmetaj: Janë të dyja korsitë. Një korsi është ajo që quhet suport buxhetor, si mbështetje e pastër që vendoset në zërin e tërmetit.
I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…
Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…
Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…
Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…
Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…