Categories: Uncategorized

Furnizonte me “mall” Tiranën, kapet 32 vjeçari

Një 32 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve, ai furnizonte me droga të forta në disa zona të Tiranës.

Të lidhura

None found

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, bazuar dhe mbi informacionet e marra në rrugë operative, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “SUPPLIER”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Z., 32 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. T., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë ishin siguruar informacione në rrugë operative se shtetasi M. Z. merrej me shitjen e lendes narkotike të llojit heroinë, në zonën e sheshit Willson”, në rrugët “Grigor Heba” dhe “Margarita Tutulani”.

Sipas informacioneve, ky shtetas mbante një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit heroinë, në banesën e tij. Bazuar mbi këto informacione është organizuar dhe finalizuar operacioni për goditjen e veprimtarisë se kundërligjshme të shtetasit M. Z. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit M. Z. i janë gjetur në xhepin e xhupit disa doza me lëndë narkotike, e llojit heroinë. Gjatë kontrollit të kryer shtetasit K. T. i është gjetur në xhepin e xhupit 1 dozë me lëndë narkotike e llojit heroinë.

Në vijim është kryer kontroll në banesën e shtetasit M. Z., në rrugën “Gregor Heba”, Tiranë dhe si rezultat janë gjetur dhjetëra doza me heroinë, me peshë totale 44.5 gr., një peshore elektronike, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shtija e lëndë narkotike, aparate celular që i përdorte për të komunikuar me klientët dhe sende të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /albeu.com/

të fundit

Armir Boriçi shkëlqen ndaj Vorës: “Rregulli i ri më ka ndihmuar shumë, e ndiej fanellën

Armir Boriçi Armir Boriçi ishte më i miri në fushë, në sfidën që Elbasani barazoi 1-1 me Vorën, në kuadër…

8 minutes ago

Shaban Baholli rrëfen si u themelua shkolla e futbollit e “2 Korrikut” dhe kushtin e Bylbyl Sokolit

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Shaban Baholli, drejtor i përgjithshëm i 2 Korrikut,…

9 minutes ago

Blerina Matraku për Adi Hilën: E besova plotësisht dhe nuk e dija që në shtëpi kishte kamera

Këngëtarja Blerina Matraku ka deklaruar në [...]Read More...

10 minutes ago

Pas largimit nga mazhoranca dhe bashkimit me protestën, ambasadori amerikan Eric Wendt takon deputeten e pavarur Marjana Koçeku

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim me deputeten e pavarur të…

14 minutes ago

Abrashi responds to Dačić after statement about Serbian flag in Prizren

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”, deklaratë kjo…

15 minutes ago

Zlatan Elek appears in debate in Serbia, denies serving as a member of the Kosovo Assembly

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, të premten në mbrëmje mori…

16 minutes ago