Categories: Uncategorized

Fondacioni “Vodafone Albania” dhuron 5000 pajisje smart për fëmijët që nuk kanë akses në mësimin online

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris dhe Ministrja e Arsimit znj. Besa Shahini, njoftuan sot nismën #RedforKids, të ndërmarrë nga Vodafone Albania.

Në një konferencë virtuale, ministrja Shahini dhe z. Kanaris shprehën rëndësinë e kësaj nisme, që do t’iu vijë në ndihmë fëmijëve në nevojë, në gjithë Shqipërinë, për mundësimin e mësimit online.

Të lidhura

None found

5000 aparate smart, telefona dhe tabletë, të pajisura me sim card do të dhurohen nga Fondacioni Vodafone Albania, për t’u shpërndarë te fëmijët, me qëllim që të mund të ndjekin mësimin online, ofruar nga Ministria e Arsimit, si edhe për të pasur mundësinë e aksesit falas në platformat e edukimit online, të ofruara nga Vodafone Albania.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris u shpreh se në këto ditë të vështira izolimi për mbarë globin, të gjithë e kemi ndjerë më pak distancën mes njeri – tjetrit, falë teknologjisë. “Prej disa javësh, nxënësit po ndjekin mësimet online dhe kjo është një mënyrë për të mos humbur vitin shkollor. E drejta për edukim është gjithpërfshirëse, ashtu si rrjeti i cili i bashkon të gjithë, pavarësisht distancave fizike. Vodafone ka fokus kryesor edukimin dixhital dhe të rinjtë, si baza kryesore për zhvillimin e shoqërisë dixhitale në vend. Ndaj, kontributi ynë nuk mund të mungonte në këtë drejtim. Jam i lumtur që sot po mundemi të ndihmojmë disa prej familjeve në nevojë, për të pasur shkollën në shtëpi nëpërmjet internetit.”

Ministrja Shahini falenderoi Vodafone Albania për kontributin dhe theksoi rëndësinë e qasjes së internetit dhe teknologjisë në momente të tilla, kur të qëndruarit në shtëpi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e komunitetit.

5000 aparatet smart do të shpërndahen në ditët në vijim nga Ministria e Arsimit për fëmijët e familjeve në nevojë, të identifikuara në disa zona të Shqipërisë, me qëllim që askush të mos mbetet larg orëve të mësimit, por vetëm larg bankave të shkollës. /albeu.com

të fundit

Letra e Veliajt për dorëzimin e bashkisë ose 100 vite burg, PD kërkon hetim urgjent për Ramën, Gogun dhe Hajdarin

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të letrës së Erion Veliajt nga burgu i Fierit, ku kryebashkiaku pretendon se kryeministri…

3 minutes ago

Fitorja e parë me Partizanin, Karoglan: Prej 3 javësh qëndroj në zyrë, në Superiore kushdo mund të fitojë ndaj kujtdo

Mislav Karoglan Pas 3 humbjeve radhazi në drejtimin e Partizanit, trajneri kroat, Mislav Karoglan mori fitoren e parë, madje duke…

5 minutes ago

Të paktën 24 të vrarë në një qendër humanitare në Ukrainë, dronët rusë pengojnë shpëtimin

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror rus ndaj një…

11 minutes ago

Limaj nis nga Kaçaniku dhe Ferizaj takimet për Kosovën pas aktgjykimit të 16 shtatorit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka nisur një cikël takimesh me strukturat e partisë, bashkëpunëtorë, aktivistë dhe qytetarë, me…

15 minutes ago

Haxhiu: Dy vjet të humbur për Kosovën, institucionet duhet t’u kthehen reformave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar se vendi ka humbur dy vjet për shkak të krizave politike…

16 minutes ago

Onkologjia 2”, ndryshimi në trupin gjykues rikthen sot procesin nga e para

Seanca gjyqësore për rastin “Onkologjia 2”, kundër ish-drejtorëve të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev dhe Nehad Nuhi, sot nisi nga…

17 minutes ago