Categories: Uncategorized

Flet infermieri që shërbeu kundër COVID-19: Italianët me falendëronin se isha shqiptar

Rikthimi i mjekëve dhe infermierëve nga misioni në Itali u prit me duartrokitje. Infermieri Korab Gjana tregon vështirësinë e punës që ka bërë atje dhe falënderimet e panumërta të pacientëve italian. Rikthimi në shtëpi shprehet ai, ishte si emocionues edhe i vështirë.

Lajmi për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve që shkuan në Itali për të luftuar ndaj koronavirusit u prit me sshuëm reagime, dikush spekuloi e dikush duartrokiti.

Të lidhura

None found

Një muaj kaloi shpejt dhe rikthimi i tyre në Shqipëri përsëri u duartrokit.

Infermieri Korab Gjana ishte një prej tyre.

Ai tregon emocionet dhe pasigurinë e ditëve të para. Ai ishte vendosur në një prej spitaleve me më shumë pacientë, shkruan Oranews.

“Ka qenë problem kur kemi pasur pacientë me patologji të tjera, psikozë etj e cila e bën edhe më të vështirë dhënien e shërbimit. Gjithashtu ishte dhe rreziku më i lartë për tu infektuar, sepse ata nuk e kontrollonin veten dhe ishin të rrezikuar realisht nga veprimet e tyre.”

Kolegët italianë i pritën me entuziazëm dhe me shumë mirënjohje, tregon ai , ndërsa emocionuese ishin dhe falënderimet e pacientëve kur mësonin se po i shërbente një nga delegacioni shqiptar.

“I thoje jam filani nga delegacioni i Shqipërisë, ato na prisnin me kënaqësi të madhe. Ishim shumë me fat dhe po jetoja një satisfakjson shumë të madh në punë.”

Rikthimi në Shqipëri ishte emocionues, malli për familjen ishte i madh, por trishtimi qëndronte në faktin se nuk do të mund t’i përqafonin dot.

“Momenti që erdha ishte një moment shumë emocional por edhe shumë i trishtë sepse nuk arrija t’i takoja familjarët. Thjesht i përshëndesja në distancë dhe u akomodova në dhomën time.”

Në Itali ka pasur edhe shqiptarë të prekur me koronavirus megjithëse Gjana nuk pati mundësi ti shërbente asnjërit prej tyre, deklaron se fatmirësishët të gjithë shqiptarët e prekur kanë dalë nga spitali.

të fundit

Përparim Bajrami do të lirohet nga burgu i Shutkës pas vënies së garancisë prej mbi 1,1 milion eurosh

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë prej 1.140.781 eurosh, e ofruar në formë të pronës…

1 minute ago

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

4 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

4 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

4 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

4 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

4 hours ago