Virusi Korona po përhapet me shpejtësi në Europë. Sipas Prof. Dr. Gerard Krause, drejtor i Departamentit të Epidemiolgjisë në Qendrën Helmholtz për Studimet e Infeksioneve në Braunschweig, Gjermani, kontrollet kufitare nuk sjellin rezultat, sepse shumë të infektuar nuk tregojnë simptoma. Sipas tij, masat e higjienës, jane mbrojtja më e mirë.
DW: Sa i madh është rreziku, që virusi Korona të vazhdojë të përhapet i pakontrolluar në Europë?
None found
Gérard Krause: Në një rast të tillë duhet përcaktuar qartë koha, nga mbajtja nën kontroll deri tek zbutja e një epidemie të tillë. Nuk duhet të kemi iluzione, që një vend do të jetë i mbrojtur gjithmonë nga një virus i tillë. Tek ky lloj virusi me sa duket kjo nuk ka për të ndodhur. Herët a vonë një vend i hemisferës veriore do të konfrontohet me të. Megjithatë në fillim ka rëndësi që të fitosh kohë, të përgatitësh spitalet dhe të mbash në gatishmëri sistemet e paralajmërimit për të mësuar më shumë për virusin dhe për të reaguar më mirë.
Që do të thotë, se nuk ka shumë kuptim të ngresh kontrolle shëndetësore në kufijtë brenda vendeve të BE për të matur për shembull temperaturën e udhëtarëve, siç bëjnë disa aeroporte?
Për këtë ka disa modele llogaritjeje, që tregojnë se masa të tilla si rregull nuk sjellin shumë rezultat. Sidomos tek ky virus nuk ke shumë siguri tek efekti i kontrolleve kufitare. Sepse shumica e të infektuarve në fillim nuk ka asnjë simptomë. Prandaj edhe kontrollet nga autoritetet e shëndetësisë nuk do t’i mund të identifikonin dot.
Italia është një destinacion i preferuar, do të këshillonit që të mënjanohej ky vend nga udhëtarët apo nuk ka nevoje për shqetësim për sa kohë nuk shkon në rajonet e prekura nga virusi ?
Personalisht nuk do të thoja të mos udhëtohej, sepse pres që edhe në Francë, Gjermani e vende të tjera të kemi rajone të tilla, ku mund të kemi shpërthime të tilla. Në këtë kuptim nuk shtrohet më pyetja, nëse udhëton apo jo.
Por megjithatë karnavalet në Venecia u anuluan, 11 rajone janë në karantinë, janë masa të tilla të ekzagjeruara?
Më pas je gjithmonë më i ditur, por do të vijë një moment të caktuar, kur masa të tilla nuk kanë kuptim. Tani është momenti i duhur për të vepruar me rigorozitet, për të fituar kohë. Por këtë nuk mund ta zbatosh për çdo komunë apo çdo vend në Europë, ku shfaqet virusi.
A mund të mbrohesh nga virusi Korona?
Në këtë rast duhet të sjellësh në mendje rregullat e përgjitshme të higjienës. Larja e duave, nëse je vetë i sëmurë të mënjanosh kontaktin me të tjerët. Gjithçka që bëhet për të mënjanuar virusin influenca, duhet ta bësh edhe në këtë rast.
Për shembull për të vënë mënjanë disa maska?
Maskat e thjeshta kanë rëndësi, kur je vetë i sëmurë dhe nuk do t’ia ngjisësh virusin të tjerëve. Por nëse do të mbrosh veten, efekt kanë vetëm maskat FFP3, të cilat duhen vendosur mirë dhe duhen ndërruar shpesh. Kjo është shumë e komplikuar, e ka kuptim për njerëz me sitem imunitar të dobët. Përtej kësaj nuk mund të mbrohesh dot, nuk ka ende vaksinë dhe terapi profilaktike.
Prof. Dr. Gérard Krause është drejtor i Departamentit të Epidemiolgjisë në Qendrën Helmholtz për Studimet e Infeksioneve në Braunschweig, Gjermani.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…
Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…
Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…
Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën…
Analisti Andi Bushati ka komentuar thellimin e hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e AKSHI-t, ku u sekuestruan mbi…
Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Blutë sqarojnë, se një 39-vjeçar…