Categories: Uncategorized

Flet babai shqiptar, djalin e të cilit e rrahu barbarisht greku: Kemi ngritur padi

Një 12- vjeçar shqiptar, është dhunuar në Athinë të Greqisë nga babai i bashkëmoshatarit të tij grek në shkollë, shumë afër lagjes “Burnazi” e njohur si qendra e ekstremistëve të Agimit të Artë.

Disa ditë më parë një burrë grek rrahu 12- vjeçarin shqiptar në Athinë ndërkohë që vetë i biri e bullonte në shkollë duke e fyer si shqiptar.

Të lidhura

None found

Babai i 12- vjeçarit shqiptar, Aristotel Dhëmbi, me origjinë nga Kolonja i cili ka luajtur volejboll me skuadrën ‘’Partizani’’ para se të emigronte në Greqi, ka theksuar se nuk kanë pasur probleme gjithë këto vite në lagjen Peristeri, edhe pse shumë afër kanë lagjen “Burnazi” e njohur si qendra e ekstremistëve të Agimit të Artë.

Që në klasën e parë tregon ai, dhe 6 vite me radhe i biri është buluar në shkollë teksa ankesat e herë pas hershme Drejtoria e Shkollës nuk i ka marrë parasysh.

Aristotel Dhëmbi thotë për ‘News24’ se nuk është fëmija grek që i sulmon të birin, por është i ati që e shtyn të kryejë gjestet raciste.

“Pikërisht ky është problemi. Nuk është fëmija grek që sulmon djalin tim, është i ati i tij që e shtyn me ato që i thotë në shtëpi, të trajtojë në këtë mënyrë bashkëmoshatarin e tij”- tha Dhëmbi.

Fëmija është kururar në spitalin e fëmijëve me dëmtime në qafë pas rrahjes në greku. Videon e ka bërë një vajzë e vogël, nxënëse e shkollës, që ndodhej në atë moment në rrugë.

Nga ana e tyre, familja shqiptare ka reaguar me gjakftohtësi, sidomos pas bujës mediatike që ka marrë çështja në Greqi. Babai, Aristotel Dhëmbi, ka ngritur padi kundër familjes greke për dëmtim fizik, bullizëm dhe sulm racist.

Ndërkaq, përpiqet të mbrojë familjen e tij, duke i lënë fjalën e fundit drejtësisë greke. Deri tani mbi 30 media greke vizive, on line dhe edicione të printuara kanë shkruar për sulmin racist ndaj një fëmije shqiptar, ndërsa Lëvizja kundër Fazhizmit dhe Racizmit organizon këtë të premte dhe një tubim paqësor kundër incidenteve të tilla dhe në mbrojtje të Konstandinos 12-vjeçar.

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

2 hours ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

2 hours ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

2 hours ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

2 hours ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

2 hours ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

2 hours ago