Categories: Uncategorized

Flasin mësueset e vajzave: Anisa dhe Blerta ishin të qeta, por jo të hedhura në shoqëri

Tirana dhe e gjithë Shqipëria u trondit disa ditë më parë nga vdekja e një nënë dhe e bijës së saj, saktësisht Zhaneta dhe Anisa Josifi. Gratë zgjodhën që të vetëflijoheshin me shpresën që do të ringjalleshin sërish.

Anisa raportohet se kishte 15 muaj që kishte vdekur, më 29 mars 2019, ndërsa e ëma Zhaneta, sipas dëshmisë së vajzës së mbijetuar, Blertës, kishte humbur jetën më 2 korrik. Në banesën e tyre u gjetën disa ditarë me përmbajte fetare.

Të lidhura

None found

Sakaq, me anë të një interviste për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, mësueset e Anisës dhe Blertës, në kohën kur ato kanë jetuar në Përmet, dhanë detaje të reja nga vajzat.

Sipas tyre, Anisa dhe Blerta ishin vajza mjaft të qeta, të përkushtuara ndaj mësimeve. Babai i vajzave, një ish-mësues me profesion, ishte një person mjaft i respektuar në qytetin e Përmetit, një gjë e tillë thuhet dhe për të ëmën e vajzave, Zhanetën. Mësueset thanë se gjatë kohës që vajzat kanë studiuar në shkollat ku ato punojnë, nuk kanë shfaqur interesin ndaj ndonjë sekti fetar.

“I njoh që të dyja vajzat, Blerta ka mbaruar në 2005-ën, i mbaroi të katërta vitet këtu te ne. Ndërsa Anisa ka mbaruar vetëm 2 vite dhe prej andej është larguar për në Tiranë. Jam tronditur shumë, kam kaluar në gjendje shoku. Kisha shumë respekt për të ëmën e vajzave dhe për vetë vajzat, për vetë familjen nga rridhte, ishin vajza shumë të mira.

E ëma shiste në treg, kisha kontakt me të, thjesht si qytetare. Njihja babanë e tyre, sepse ishte pak a shumë moshatar me mua. Ka qenë njeri i respektuar dhe i nderuar në qytetin tonë. Jo nuk ka punuar, sepse ai kishte vite që kishte pësuar trombozën në krahë dhe nga kjo ai ka përjetuar traumë si person”, u shpreh mësuese Luljeta.

Edhe mësuese Elona, i kujton kështu vajzat e familjes Josifi:

“Po mesa mbaj mend, sepse të dyja vajzat i kam fytyra të njohura, për Anisën e kam pasur nxënëse. Ajo që mbaj mend është vajza të sjellshme, të rregullta, shembullore të qeta, vajza korrekte dhe me dëshirë për të mësuar.

Nuk e kam ditur këtë pjesën e sektet fetare. Ishin korrekte si fëmijët e tjerë. Ishin vajza të qeta dhe jo shumë të hedhura në shoqëri, jo që të qeshnin e të luanin shumë si të gjithë të tjerët”, tha mësuese Elona.

të fundit

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

17 minutes ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

28 minutes ago

Spiropali ‘godet’ Ramën: Një grup i vogël ka uzurpuar PS-në dhe shtetin, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi politike

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar mënyrën se si drejtohet Partia Socialiste…

32 minutes ago

“Ma dha truri”, kush është i dënuari me 25 vite që sulmoi policin në burgun e Burrelit, i shkakton 6 qepje në kokë: “Kurthi” me hapjen e derës

Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi i të dënuarit ndaj policit të burgjeve në burgun e Burrelit. Bëhet fjalë…

2 hours ago

Plas keq në Kuvend/ Berisha- Gonxhes: U fute në lice duke pikturuar makinën e diktatorit. Ministri: Plak matuf mos na hapni barkun, kam vizatuar që 3-vjeç

Kryedemokrati Sali Berisha dhe Ministri Blendi Gonxhja janë përplasur me tone të ashpra në Kuvend, lidhur me mënyrën se si…

2 hours ago

Aksident në Roskovec, shoferi me makinë përplas dy të moshuar, detajet e para

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Roskovec, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas njoftimit të policisë,…

3 hours ago