Categories: Uncategorized

Fitoi medalje ari, përurohet në Pejë statuja e Majlinda Kelmendit

U përurua sot në Pejë, shtatorja e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi. U zgjodh pikërisht në vendlindjen e saj për të ngritur statujën për të vetmen sportiste nga Kosova apo shqiptare me medalje të artë në eventin më të rëndësishëm të sportit në botë.

Ajo fitoi të artën në kategorinë -52 kg të xhudos në Lojërat Olimpike “RIO 2016”.
Kjo statujë e xhudistes me famë botërore është ndërtuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Të lidhura

None found

Sot është një ditë historike jo vetëm për ju. Ashtu si po e përjetoni ju, unë po e përjetoj edhe dy herë më shumë. Kam shumë emocione, faleminderit shumë që keni ardhur! Shumë njerëz më kanë pyetur a duhej të ishte vendosur statuja në Prishtinë, por mendoj se është më mirë që është këtu, në Pejë, ku kam lindur dhe e kam filluar karrierën. Besoj se kjo statujë do t’i motivojë shumë fëmijët në Kosovë dhe do t’i bindë që edhe ata mund të arrijnë suksese si unë. Gjithçka që kam arritur, e kam filluar prej këtij vendi të vogël dhe i kam arritur majat botërore. Faleminderit shumë”, tha në fjalën e saj 28-vjeçarja.

të fundit

Tiranë, një 42-vjeçar mbetet i plagosur me armë zjarri në Shkozë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Shkozë të Tiranës. Nga burime bëhet me…

2 minutes ago

Katër të vdekur në aksidentin në Greqi, Kurti ngushëllon familjet dhe kujton Florida Hoxhën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen tragjike të katër personave, mes tyre edhe tre…

5 minutes ago

Arben Ahmetaj: Rama u konsultua me Ballukun te “Vila e Kuqe”, mandati i katërt i vjedhur do të jetë varrezë politike

Ndërsa rrugët e kryeqytetit po vlojnë nga dita e tretë e protestës studentore e qytetare, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar…

8 minutes ago

VIDEO/ Pamje shqetësuese nga protesta në Tiranë, civilë pa identifikim fusin me forcë një person në furgon

Situata më protestën në Tiranë vijon të jetë e përshkallëzuar. Nga ana e policisë është përdorur gaz lotsjellës masivisht dhe…

11 minutes ago

Rrustemi: U përmbush ajo që u tha që në fillim, nuk bëhet fjalë për dorëzim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

16 minutes ago

Majlinda Dhuka pas protestave: Dialogu është rruga drejt familjes europiane

Kryenegociatorja e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka, ka reaguar me një mesazh pas protestave që…

20 minutes ago