Categories: sport

Fidan Gashi, “bomberi” i Ulpianës me 20 gola në 17 ndeshje: Objektivi ynë është ngjitja në Ligën e Parë

Fidan Gashi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën e Ulpianës, duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë të Ligës së Dytë të Kosovës. Sulmuesi ka shënuar 20 gola në 17 ndeshje dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm në ecurinë e ekipit nga Lipjani, i cili aktualisht kryeson renditjen me 45 pikë.

Në një intervistë, Gashi foli për formën e tij të shkëlqyer, ndihmën e bashkëlojtarëve dhe stafit teknik, si dhe synimet e Ulpianës për pjesën e mbetur të kampionatit. Ai e vlerësoi këtë edicion si më të mirin e karrierës së tij deri tani, duke theksuar se arritjet e ekipit kanë përparësi mbi çdo sukses personal.

Të lidhura

None found

Sulmuesi u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjet e tij, duke shtuar se një pjesë e madhe e meritës për këtë formë u takon bashkëlojtarëve dhe trajnerëve, të cilët e kanë mbështetur gjatë gjithë sezonit.

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjet e mia dhe formën momentale, duke i falënderuar bashkëlojtarët, pa të cilët nuk do t’i kisha këto arritje. Gjithashtu, trajnerët për punën e palodhshme që bëjnë me ne”, deklaroi fillimisht Gashi.

Ulpiana prin në tabelë me 45 pikë, ndërsa ndiqet nga Sharri me 43 dhe Drini i Bardhë me 41 pikë. Megjithatë, Gashi beson se skuadra e ka merituar pozitën aktuale, pasi sipas tij, ajo është arritur përmes shumë mundi dhe sakrificash.

“Epërsia ndaj rivalëve na ndihmon drejt arritjes së objektivit tonë, që pa dyshim është Liga e Parë. Pozitën e parë e kemi arritur me shumë mund dhe sakrifica gjatë rrugës, kështu që nuk do ta lëshojmë lehtë”, u shpreh sulmuesi.

Duke folur për rivalët në garën për inkuadrim, ai theksoi se skuadra nuk e nënvlerëson asnjë kundërshtar dhe se çdo ndeshje deri në fund të kampionatit do të jetë vendimtare.

“Për ne, çdo ndeshje është sfidë në vete, sepse të gjitha i konsiderojmë finale. Kështu që, gjithmonë loja e radhës është më e rëndësishmja”, tha Gashi.

Sulmuesi vlerësoi lart edhe kontributin e bashkëlojtarëve dhe stafit teknik, duke theksuar se pa ndihmën e tyre nuk do të arrinte të shfaqte këtë nivel. Ai gjithashtu konfirmoi se ky është sezoni më i mirë i karrierës së tij deri më tani.

“Bashkëlojtarët më kanë ndihmuar shumë gjatë rrugës, pa ndihmën e tyre nuk do të isha në këtë formë. Po ashtu, stafi teknik ka merita të pafundme për këto arritje dhe mendoj se ky është sezoni më i mirë deri më tani”, theksoi ai.

Pavarësisht se ka realizuar 20 gola dhe kryeson listën e golashënuesve, Gashi nuk ka vendosur ndonjë objektiv personal për numrin e realizimeve deri në fund të sezonit. Për të, rëndësi ka vetëm arritja e synimit të përbashkët të klubit.

“Asnjëherë nuk kanë rëndësi sukseset individuale nëse nuk arrihen sukseset kolektive, për të cilat jemi bashkë te Ulpiana. Nuk kam ndonjë objektiv personal, thjesht bëj punën për të cilën stërvitemi, që ta ndihmoj ekipin drejt objektivit tonë kryesor”, deklaroi sulmuesi.

Në fund, Gashi dërgoi një mesazh për tifozët e Ulpianës, duke kërkuar mbështetjen e tyre në çdo ndeshje, ndërsa u shpreh optimist se në fund të sezonit skuadra do të festojë titullin kampion dhe rikthimin në Ligën e Parë.

“Mesazhi im për tifozët është një kërkesë që të na qëndrojnë afër në çdo ndeshje, sepse ata janë lojtari i 12-të i Ulpianës. Besoj dhe shpresoj shumë që në fund do të festojmë titullin kampion dhe ngjitjen në Ligën e Parë”, përfundoi Gashi.

të fundit

Rrugët e ndara të Radoiçiqit dhe Vesellinoviqit: kërkime, sanksione dhe udhëtime në Rusi

Njëri është në kërkim dhe autoritetet serbe nuk tregojnë nëse kanë arritur ta lokalizojnë. Tjetri është larguar ligjërisht nga Serbia…

20 seconds ago

Berisha bllokon foltoren dhe akuzon Ballën: Ngrije kokën o kriminel!

Kreu i PD-së, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit lëshoi akuza në drejtim të kreut të grupit parlamentar të PS-së,…

12 minutes ago

Higher tobacco excise would reduce smoking in North Macedonia and increase state revenues by 2030

Një politikë më e fortë e akcizës mund të kontribuojë në uljen e pirjes së duhanit dhe rritjen e të…

16 minutes ago

PDK’s change of stance on the Specialist Chambers Law – a measured move or a mistake with political cost?

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka pranuar se deputetët e kësaj partie fillimisht…

16 minutes ago

SPAK’s cooperating witness sinks Olta Xhaçka: Who is the adviser that appears in the file?

Një hetim i SPAK, i nisur me objektiv të qartë për të “kryqëzuar” kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj,…

17 minutes ago

Tomor Alizoti: Balluku should go to prison, you want to declare the Prime Minister’s Office a protected area

Këtë të enjte, gjatë fjalës së tij në Parlament, deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka kundërshtuar në Kuvend aktin…

17 minutes ago