Categories: Uncategorized

“Financohej nga një grup i rrezikshëm”, gazetari Artan Hoxha zbulon detaje të tjera për Orges Bilbilin

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhene detaje te reja teksa ka folur sot per konfliktin me armë të Orgest Bilbilit me efektivin e policisë në Tiranë, qe la te plagosur vete te riun dhe nje kalimtare.

Hoxha theksoi se personi është i dyshuar dhe i akuzuar për një seri ngjarjesh të ndodhura gjatë 8 viteve të fundit në qytetin e Lushnjes.

Të lidhura

None found

“Nga ky qytet janë larguar 30 familje jashtë shtetit për ti shpëtuar kanosjes me jetë. Është e çuditshme që një personazh të tillë ta arrestojë një polic i vetëm. Në 11 shtator të 2017, forcat speciale kanë bërë me dhjetëra operacione për Orgest Bilbilin dhe Laert Vasilin edhe pse në një pjesë të mirë të operacioneve kanë pasur informacion të sakta të këtyre personazheve, nuk kanë mundur ti arrestojnë.

Është i dyshuar për vrasjen e Besmir Kidës dhe të biznesmenit Ardian Boriçit që u vra në lokalin e tij.

Gjatë gjithë kësaj kohe nga informacionet që kam pasur këta dy persona nuk janë larguar asnjëherë nga territori i Shqipërisë, madje as nga qarku i Fierit pasi kanë pasur mbështetje të madhe financiare dhe bazë për tu strehuar. Një grup tjetër shumë i rëndësishëm në zonën e Myzeqesë ka financuar levizjen e tyre brenda territorit të Shqipërisë duke mos u larguar asnjë moment”, deklaroi Hoxha.

Mund të shërbejë kapja Orges Bilbilit për zbardhjen e shumë ngjarjeve enigmatike?

Hoxha: Policia e Shtetit ka pasur shumë prova për autorët e ngjarjeve të viteve të fundit. Kontaktet që kam pasur me familjarët e viktimave, Besmir Lita ishte një viktimë e pafajshme. Jurgen Hoxha dhe Zamir Latif janë sërish viktima të pafajshme vetëm nga fakti se ishin shokë të nipit të Aldo Bares. Në qytetin e Lushnjës ka ndodhur një strukturim i grupeve kriminale. Situata erdhi kur një grup shumë i fuqishëm kërkoi të marrë në kontroll gjithë qytetin dhe ia arriti, pasoi atentatet janë bërë ditën në ambiente të hapura, duke kërkuar të pastronin qytetin nga rivalët e tyre.

Policia e Shtetit ka shumë prova, por mbetet për tu parë nëse do të kenë aftësinë për ta kthyer në bashkëpunëtor një personazh të tillë, pasi ka njohuri për shumë ngjarje kriminale. Ky grup gjatë kësaj kohë është përdorur si ekzekutor në Vlorë, Fier , Durrës për personazhe të rëndësishme të botës së krimit. Shpërblimi vetëm për të dhënë informacion për kapjen e tyre është 50 mijë euro. Një element i tillë si Orgest Bilbili të ndodhej në kryeqytet i armatosur, tregon sa i mbrojtur është.

Është gjetur pistoletë në çantë, mund të jetë parandaluar ndonjë ngjarje?

Hoxha: Kjo duhet të dalë nga hetimi. Është një person i shumëkërkuar dhe asnjëherë nuk është arrestuar. I ndodhur në mes të kryeqytetit dhe merr guximin të dalë në mes të ditës tregon sa i rëndësishëm është. Edhe Laert Haxhiu edhe Orgest Bilbili janë prej 6 vitesh, ndër më të kërkuarit nga policia.

Sa gjasë ka që efektivi i policisë ta ketë njohur?

Hoxha: Në fillim mendova që skuadra operacionale mund të ketë hasur disa drejtime të Orgest Bilbilit. Oficeri i Policisë po ta dinte se me kë kishte të bënte nuk do ta kishte marrë përsipër ta ndiqte i vetëm, por do ta mbante në mbikëqyrje. Reagimi i punonjësit të policisë ka ndodhur në momentin kur Orgest Bilbili ka futur dorën në çantë dhe ka tentuar të nxjerrë pistoletën.

Dëshmon se ka pasur një dyshim se ky personazh diçka fshihte ndaj ka këmbëngulur ta kontrollojë se më kë ka të bëjë. Ky është një rast i një polici të guximshëm.

Hetimi bëhet nga Prokuroria dhe duhet të ketë parasysh rrethanat në të cilën ka ndodhur ngjarja . Ka dyshime të forta që baza ë të cilën strehohej ky personazh të çojë në identifikimin e ngjarjeve të tjera.

Personazhe të tilla sa e lehtë është ti zbërthesh?

Hoxha: Ky është një test për policinë edhe pse ka ardhur në mënyrë të rastësishme. Nuk është e lehtë të zbërthehet.

Gjithashtu gazetari Arta Hoxha theksoi se efektivi i policisë i vetëm finalizoi një operacion që ka dështuar me dhjetëra herë./abcneës.al

të fundit

Horoskopi 19 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet e ngrohte. Çdo çast do…

4 hours ago

“Pse penguat Salianjin? Vetëm ai fitoi një bashki në 2023!”/ Abilekaj dhe Haxhiu debatojnë me Balliun për përjshtimin e Salianjit

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokraitke, ngjarje…

4 hours ago

“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

Me tensione të ashpra është shoqëruar spektakli i kësaj të hëne në Ferma Vip. Konflikti mes Zhakut dhe Kostanës për…

5 hours ago

Balliu sulmon Salianjin: Në burg të bien flokët, atij i mbinë! Është jetik për pushtetin e Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN Tv, ka folur për rikonfirmimin e…

5 hours ago

Kur u armiqësove me Beqirin dhe Agasin?! Endri Meksi flet për aferat e AKSH-it: Mendoj se Beqiri ka shantazhuar edhe Agasin!

Sipërmarrësi Endri Meksi, njëkohësisht pronar i televizionit MCN, ka folur për aferat e AKSH-it, në emisionin Të Paekspozuarit. I pyetur…

6 hours ago

Rekord historik për “Ferma VIP”/ Arbana Osmani zbulon shifrat marramendëse të shikueshmërisë

Mbrëmja e sotme e spektaklit “Ferma VIP” ka çelur siparin në një frymë tërësisht të veçantë. Prezantuesja e formatit, Arbana…

6 hours ago