Categories: Uncategorized

Festë me muzikë dhe pije, gjobë mjekëve shqiptarë që shkuan në Itali

Grupi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që u dërguan në Itali janë përballur me një eksperiencë të keqe në mbyllje të misionit të tyre atje.

Mjekët dhe infermierët shqiptarë kanë festuar mbylljen e misionit në Itali me muzikë dhe birra, por kjo ka bërë që të marrin gjoba, të cilat shkojnë deri në 500 euro. Shqiptarët u denoncuan për shkak të festës dhe zhurmave në një hotel në Breshia.

Të lidhura

None found

Në lidhje me këtë ka shkruar edhe portali FanPage, sipas të cilit zhurma e shkaktuar nga shqiptarët nuk i ka pëlqyer administratorëve të hotelit, të cilët i kanë denoncuar në polici.
Krahas gjobave, dy prej tyre janë paditur për rezistencë ndaj policisë.

“Ata vendosën të festojnë ditën e fundit të punës dhe kthimin në atdhe me një festë në njërën nga dhomat e hotelit: kjo nuk kaloi pa u vënë re nga pronari i hotelit në Breshia, ku po qëndronte ekipi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, kështu që brenda pak minutash, forcat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe i gjobitën dhe i paditën, pasi disa shfaqën rezistencë”, shkruan portali duke theksuar se stafi shqiptar mbërriti atje më datë 29 mars me qëllim ndihmën ndaj mjekëve italianë.

“Nuk do të jetë një histori me fund të lumtur për personelin shëndetësor që mbërriti në Itali 29 marsin e shkuar për të ndihmuar spitalet lombardë në vështirësi. Ardhja e tyre ishte përshëndetur me entuziazëm jo vetëm nga institucionet, por edhe nga qytetarët”, shkruan portali.
“Për fat të keq, disa nuk arritën të zbatojnë rregullat e bllokimit dhe shkuan në festime. Në fakt dhjetë prej tyre u gjetën në një dhomë hoteli në Breshia. Mes tingujve të muzikës dhe birrës ata kishin filluar festimet. Por gjithçka përfundoi kur erdhi policia dhe gjobiti të pranishmit. Gjërat u komplikuan kur disa prej mjekëve reaguan keq ndaj gjobave”, vijon portali.

të fundit

Jeton Sopa reagon ndaj Abdixhikut: Kreu i LDK-së kuptoi agjendat e Beratit dhe Baton Stanishiqit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij nuk e sheh shkuarjen në…

13 seconds ago

Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 96-të/ Paralajmërohet përshkallëzim i aksionit: Rama jep dorëheqjen

Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 96-të. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama,…

9 minutes ago

PDK vijon aksionin para Qeverisë, deputetët zhvendosen në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë edhe sot me aksionin para objektit të Qeverisë së Kosovës. Aktiviteti është paralajmëruar…

23 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit për sot/ Temperaturat deri në 37°C, por në disa zona priten reshje shiu

Gjatë ditës së sotme, moti pritet të jetë kryesisht i nxehtë, por me zhvillime të paqëndrueshme në disa qarqe të…

30 minutes ago

Abdixhiku accuses Haxhiu and Buzhala of meeting with LDK lawmakers and interfering in the party’s political direction

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka drejtuar akuza të forta ndaj Baton Haxhiut dhe Berat Buzhalës, duke…

5 hours ago

Abdixhiku accuses Haxhiu and Buzhala: call for elections does not reflect the will of the LDK majority

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka drejtuar akuza të forta ndaj Baton Haxhiut dhe Berat Buzhalës, duke…

5 hours ago