Categories: Uncategorized

Fëmijët me lot në sy: Shesim kërminj për të mbajtur shpirtin gjallë

“Bukë kemi se shesim kërminj ose lule. Blejmë bukën dhe kemi gjellë për të ngrënë. Mbajmë shpirtin gjallë…”

Një familje me 4 anëtarë në Prrenjas është zhytur në borxhe për shkak të vështirësive që u ka sjellë jeta.

Të lidhura

None found

Kryefamiljari ndërroi jetë nga një atak kardiak, ndërsa gruaja Selviona me tre fëmijët, Kristina, 14 vjeçe, Elisabeta, 12 vjeçe dhe Klajdi, 8 vjeç kanë mbetur me dorë në zemër pasi frikësohen se do u shembin shtëpinë.

Elizabeta ka rrëfyer se mbetën në varfëri ekstreme pas humbjes së babait, i cili punonte emigrant në Greqi.

Duke folu për emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, vajza me lot në sy shprehet: “Nuk e prisja që të më vdiste. Ai ishte yll njeri për mua. Nuk e imagjinoja kurrë. Ishim duke bërë detyrat dhe kur erdhi babi na tha: “A i mbaruat të keqen babi”.

Ne i thamë se i mbaruam. Ai ishte tek tavolina aty dhe u rrëzua. Ne thirrëm mamin. Mami eja se u rrëzua babi. Pastaj ne e dinim që i ishin bllokuar unazat. Por nuk e imagjinonim kurrë se do na vdiste babi”.

Falë ndihmës së komshinjve, ata mendojnë që të blejnë librat e shkollës dhe veshje për vitin e ardhshëm, ndërsa bukën e sigurojnë duke shituar kërminj ose lule.

“Rrogë nuk marrim. 45 mijë lekë marrim si asistencë. Mami thotë do laj dritat dhe ujin se na i presin dritat dhe ujin. S’kemi çfarë të bëjmë. Borxhin e kemi. Shtëpia me borxhe. Nuk kemi ndonjë pension apo kemp, të paktën për shkollën, se na e la babi si amanet që të vazhdonin shkollën.

E kemi parë kur vdiq dhe e kemi akoma në sy. Nuk e harrojmë kurrë momentin e vdekjes së babit. Na vjen më shumë gjynah për mamin se i ra më keq. S’kemi si t’i lajmë borxhet.

Bukë kemi se shesim kërminj ose lule. Blejmë bukën dhe kemi gjellë për të ngrënë. Mbajmë shpirtin gjallë. Mendojmë se do vijnë të na prishin shtëpinë ata që na kanë dhënë borxh. Vijnë i kërkojnë mamit borxhin”, u shpreh Elizabeta.

të fundit

Cyberattack targets blood refrigerators in France as hackers try to set temperature to 110 degrees Celsius

Një sulm kibernetik ka vënë në shënjestër instalimet frigoriferike që përdoren nga Shërbimi Kombëtar i Gjakut në Francë, duke rrezikuar…

23 seconds ago

Denmark: 149 people, including his friends, deceive comedian for four months

Një emision televiziv në Danimarkë, i cilësuar si një version i vërtetë i filmit “The Truman Show”, ka shkaktuar zemërim…

37 seconds ago

China responds after Trump’s Republicans lose midterm elections: Ready to cooperate with the US

Kina ka deklaruar se është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve…

52 seconds ago

Abdul El-Sayed defeats Mike Rogers in Michigan; expected to become the first Muslim U.S. senator and jokes about J.D. Vance at January swearing-in

Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan në shtetin e Michiganit, duke mposhtur kandidatin republikan…

1 minute ago

Chris Pappas wins New Hampshire race: First Greek American in the Senate in 14 years and first gay man elected senator

Demokrati Chris Pappas ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan, duke siguruar 56.3% të votave në shtetin e…

1 minute ago

Attacked by wild animals or killed? 53-year-old found dead on Mount Bulqiza as gunshot wound is detected

Një 53-vjeçar nga Bulqiza është gjetur i pajetë ditën e djeshme në malin e Bulqizës, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar…

2 minutes ago