Categories: Uncategorized

“Ma solli shpirtin aty ku nuk mban më”, çfarë tha burri që ekzekutoi grua në Durrës

Rrushdi Tasuni i mori jetën gruas së tij, nënës së tre fëmijëve në Durrës në biznesin e tyre.

63 vjeçari, akuzohet se vrau Hajdie Tasunin, 59 vjeçe, nënë e 3 fëmijëve, pas një konflikti të ashpër mes tyre.

Të lidhura

None found

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes, Ruzhdi Tasuni. Në fakt, ishte vetë Ruzhdiu i cili lajmëroi Policinë për ngjarjen e rëndë.

Pasi konstatoi se bashkëshortja kishte ndërruar jetë, 63-vjeçari mbylli qepenin e dyqanit, i cili ndodhet në zemër të qytetit bregdetar, midis sheshit “Pranvera” dhe pallatit të sportit “Ramazan Njala” dhe shkoi bleu te dyqani përballë një paketë cigare. Pasi është kthyer, ka hyrë në farmacinë pranë biznesit duke vënë në dijeni të pranishmit se kishte vrarë gruan.

Më pas, ai u ul në trotuarin ku ndodhej dyqani i tij dhe priti Policinë të vinte ta arrestonte. Teksa e shoqëronin në Polici dhe e pyetën se përse e vrave gruan, autori është shprehur:

“Ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vjet që e duroj dhe e vrava”. Më pas, gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e Hetimit të Krimit, Ruzhdiu ka deklaruar se konflikti ka nisur pasi bashkëshortja i kishte kërkuar llogari pse ishte vonuar dhe kishte pirë.

“Jam shumë i tronditur, mbaj mend që më tha pse u vonove, pse ke pirë. Kaq mbaj mend. Aty llaf pas llafi situata më doli jashtë kontrollit dhe e qëllova me metrin metalik, me cilin matim materialet që shesim. Nuk doja ta vrisja. Jam shumë i penduar dhe më vjen shumë keq”, ka deklaruar ndër të tjera Ruzhdi Tasuni. /albeu.com/

“Ma solli shpirtin aty ku nuk mban më”, flet burri që vrau gruan në Durrës: Më tha ‘pse ke pirë’, pastaj…

të fundit

Karoglan para sfidës me Teutën: Besoj te Partizani, frika nuk ka vend në futboll

Mislav Karoglan Partizani do të udhëtojë nesër drejt Durrësitë për t’u përballur me Teutën në stadiumin “Niko Dovana”, takim i…

2 minutes ago

Lisandro Martinez, lojtari me paraqitjen më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Lisandro Martinez po kalon një periudhë shumë të vështirë, pasi disa gabime të tij kanë ndikuar…

2 minutes ago

Hasani: Shqiptarët duhet të shfrytëzojnë ndryshimet në Serbi dhe të kërkojnë hetim për pasivizimin e adresave

Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…

11 minutes ago

Publikohen formacionet e Malisheva – Feronikeli 74, këto janë zgjedhjet e Rexhës dhe Berishës

Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet këtë të diel me dy ndeshje, ndërsa njëra prej tyre…

14 minutes ago

Po bëni gabim të madh që po merreni me mua”, Nichi i drejtohet Fuegos

Banori i Big Brother Vip Kosova, Nichi ka shpërthyer ndaj Fuegos, me t’u zgjuar mëngjesin e së dielës. I shtrirë…

25 minutes ago

Alba Pollozhani akuzon Arlinda Morinën dhe Edonit Elshanin për përdorim të paautorizuar të imazhit, paralajmëron padi

Një bisedë e Arlinda Morinës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” ka nxitur reagimin e Alba Pollozhanit, e…

25 minutes ago