Categories: Uncategorized

Fatmira Hajdari përjashtohet nga çështja për privatizimin e OSHEE-së

Gjyqtarja Fatmira Hajdari nuk do të jetë pjesë e apelit në çështjen e privatizimit të OSHEE-së. Mwsohet se Gjykata e Apelit e pranoi kërkesën e Kuvendit për përjashtimin e Fatmira Hajdarit për konflikt interesi.

Seanca e apelit për këtë çështje është lënë më datë 24.06.2020. Megjithatë deri këto momente gjykata nuk e ka caktuar ende gjyqtarin që do të zëvendësojë Fatmira Hajdarin. Kuvendi i Shqipërisë në kërkesën e përjashtimit të gjyqtares Hajdari jepte këto argumente.

Të lidhura

None found

“Gjyqtaria Fatmira Hajdari ka miqësi familjare me ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjaret e tij , fakt ky i njohur botërisht .

Ne kushtet kur kallëzimi i Kuvendit implikon shtetasit Shkëlzen Berisha dhe Sali Berisha për lidhje me shtetasin Ndue Kalaj, i dyshuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, pjesëmarrja e gjyqtares Fatmira Hajdari në shqyrtimin e ankimit të depozituar nga Kuvendi, duke qenë se ka miqësi të afërt më familjen Berisha, përbën shkak për njëanshmëri në shqyrtimin e çështjes .

Neni 18 i Kodit të procedurës penale parashikon se “Palët mund të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit: në rastet e parashikuara nga nenet 15, 16 dhe 17.

Kuvendi mendon se Gjyqtaria Fatmira Hajdari ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 17 pika 1 shkronjë ” ë” të Kodit të Procedurës Penale , e cila përbën shkak për të kërkuar, bazuar në nenin 18 të Kodit të Procedurës Penale përjashtimin e saj nga trupa gjyqësore që do të shqyrtojë çështjen me objekt “Kundërshtimi i vendimit, nr 4510/211 Akti datë 24.01.2020 për pushimin e procedimit penal nr.7340, datë 19.09.2017, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 245/1 dhe 287 të Kodit Penal. Për sa më sipër Kuvendi, si palë në këtë proces kërkon përjashtimi i gjyqtares Fatmira Hajdari nga shqyrtimi i çështjes”, thuhej në kërkesën e Kuvendit, depozituar në gjykatë dy javë më parë.

të fundit

E rëndë në Athinë, trupi i pajetë i një gruaje gjendet brenda një valixheje të braktisur! Ja çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

15 minutes ago

Kamberi njofton fitoren e koalicionit shqiptar: 10 vende në Këshillin Kombëtar

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

25 minutes ago

Woman arrested in Igoumenitsa with 7 knives, 2 brass knuckles and pepper spray

Një grua është arrestuar në Igumenicë të Greqisë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të saj policia zbuloi një sasi të…

30 minutes ago

Woman’s body found in abandoned suitcase on Athens sidewalk

Një zbulim makabër ka alarmuar policinë greke në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës, ku një trup i pajetë është gjetur…

30 minutes ago

Nuk ka justifikim për veprimet e mia”/ CEO i Nvidia-s pranon lidhjen me një grua kineze, kompania hap hetim për dyshimet e spiunazhit

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

30 minutes ago

Fined 5 million lekë for Saturday’s protest, 17-year-old: “I can’t afford to pay it. My family lives on disability benefits, and nothing frightens me

Protestuesi, që është gjobitur me 5 milionë lekë për protestën e së shtunës, një 17-vjeçar, foli ekskluzivisht për News24. Protestuesi…

31 minutes ago