Categories: Uncategorized

CEZ: Balla kërkon përjashtimin e gjyqtares, ka miqësi me Berishën

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Fatmira Hajdari, nga gjykimi i padisë së Kuvendit për privatizimin e CEZ-it.

Balla i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Tiranës, me anë të së cilës kërkon që Fatmira Hajdari të mos jetë pjesë e trupës së gjyqtarëve. Sipas Ballës, gjyqtarja ajo ka miqësi familjare me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij.

Të lidhura

None found

“Kuvendi me fletë-thirrjen e ardhur me datë 29.05.2020, njoftohet për shqyrtimin e ankimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, në dhomë këshillimi në datë 03.06.2010, me trupë gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Fatmira Hajdari dhe Alaudin Malaj.

Gjyqtaria Fatmira Hajdari e cila është caktuar si anëtare e trupës gjyqësore që do të shqyrtojë ankimin e depozituar nga Kuvendi, ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 17 pika 1 shkronja “ë” të Kodit të Procedurës Penale, pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme njëanshmërie. Gjyqtaria Fatmira Hajdari ka miqësi familjare me ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjaret e tij, fakt ky i njohur botërisht.

Në kushtet kur kallëzimi i Kuvendit implikon shtetasit Shkelzen Berisha dhe Sali Berisha për lidhje me shtetasin Ndue Kalaj i dyshuar për ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, pjesëmarrja e gjyqtares Fatmira Hajdari në shqyrtimin e ankimit të depozituar nga Kuvendi, duke qenë së ka miqësi të afërt më familjen Berisha, përbën shkak për njëanshmëri në shqyrtimin e çështjes”, thuhet në kërkesën e Ballës.

të fundit

E rëndë në Athinë, trupi i pajetë i një gruaje gjendet brenda një valixheje të braktisur! Ja çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

5 minutes ago

Kamberi njofton fitoren e koalicionit shqiptar: 10 vende në Këshillin Kombëtar

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

15 minutes ago

Woman arrested in Igoumenitsa with 7 knives, 2 brass knuckles and pepper spray

Një grua është arrestuar në Igumenicë të Greqisë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të saj policia zbuloi një sasi të…

20 minutes ago

Woman’s body found in abandoned suitcase on Athens sidewalk

Një zbulim makabër ka alarmuar policinë greke në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës, ku një trup i pajetë është gjetur…

21 minutes ago

Nuk ka justifikim për veprimet e mia”/ CEO i Nvidia-s pranon lidhjen me një grua kineze, kompania hap hetim për dyshimet e spiunazhit

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

21 minutes ago

Fined 5 million lekë for Saturday’s protest, 17-year-old: “I can’t afford to pay it. My family lives on disability benefits, and nothing frightens me

Protestuesi, që është gjobitur me 5 milionë lekë për protestën e së shtunës, një 17-vjeçar, foli ekskluzivisht për News24. Protestuesi…

21 minutes ago