Categories: Uncategorized

Familja tek Vasil Shanto kundërshton shembjen e banesës: Të më shkelin me fadromë!

Një aksion për shembjen e banesave në lagjen “Vasil Shanto” ka shkaktuar tension ndaj banorëve të cilët kundërshtojnë vendimin pasi nuk është bërë ende kompensimin e pronës.

Një familjar thotë se prona e tij është vlerësuar me 202 milionë lekë të vjetra ndërsa në fillim i thanë se do i japin 20%, më pas i thanë se do i japin 100 milionë, por nuk kanë marrë asgjë dhe fadromat i kanë mbërritur në derën e shtëpisë.

Të lidhura

None found

“Këtu është bërë padrejtësi, ne me hipotekë e gjitha letrat e kemi që është biznes kati i parë. Kati i parë duhet të jetë dyfishi i banesës. Këta e kanë vlerësuar vetëm si objekt. 202 milionë është vlerësuar. Katin e dytë e ka vlerësuar tamam banesë, ndërsa katin e parë 27 milionë. Letrat kishin dalë 2 muaj përpara, s’na kishin thënë asgjë. Kur kemi shkuar ti marrim, thanë duhet të kishit ardhur.

Ka shkuar babi tek komisariati nr 2, shihe ca shteti e ca policie është, i thotë mund të më ndodhë ky problem, po ju informoj përpara të vini të më mbroni. Ai i ka thënë, unë mbroj vetëm INUK-un. Institucionet e shtetit nuk mbrojnë njerëzit. Me cfarë taksash mbahet ai, policia duhet të më mbrojë mua sot, se jam me letra.

Nëse jam pa letra, bjeri, prishi. Në fillim kanë thënë do ju japim 100 milionë lekë që akoma nuk i kanë dhënë. I ka thënë si është kjo punë që do të gjitha lekët, ku do i coni juve. Njëherë tha ajo 10%, pastaj tha 20%. Babi tha ashtu nuk flas. Është 2 vjet që bëhet kjo punë, tani në fund bënë pushimet në Sarandë, dhe si mund të vish në gusht kur të gjithë institucionet janë me pushime. Kur je pa letra keq, kur je me letra keq prap.

Le ta bëjnë, unë dua lekët dhe unë të lej shtëpinë. Të më shkelin me fadromë, marr fëmijën nga cerdhe dhe këtu do rri. Njëherë thanë 20%, pastaj 180 milionë lekë të vjetra. Pastaj thanë përralla, i thashë dua paratë. Më thanë ditën e enjte. Shoqe unë dua paret, është shtëpia ime. Thonë do ti kaloj në thesar, unë nuk do gjurmoj thesarin e tyre. I them paret, nuk kemi me të dhënë.

S’jemi pa logjikë dhe ne e lirojmë se rruga duhet për të gjithë. I thashë paret, nuk kemi për ti dhënë”, u shpreh kryefamiljari, i cili kundërshtoi shembjen e banesës duke i hedhur gurë e tjegulla nga tarraca drejt punonjësve të INUV-it dhe policisë.

Ndërsa gruaja ankohet se katin e parë ia kanë vlerësuar vetëm si objekt, ndërsa është biznes dhe duhet të ketë vlerë më të lartë se banesat. “Kam 30 vjet, kam tokën time me hipotekë me të gjitha. Isha në plazh dhe u ktheva, rri më thanë se nuk do ta prishim. Kur dje erdhën thanë do ta prishim. Këtu është 1100, kurse poshtë që e kanë biznes, atë na e kanë zënë 27 milionë, ajo është 96 metra katror”, tha ajo.

Kritikat ndaj qeverisë nuk i kurseu as djali, i cili u shpreh me tone të ashpra: “Jemi në Tiranë dhe prandaj kemi ardhur. Tani po të shkosh tek kopshti zoologjik nuk ka më kafshë, nuk janë rob ata, janë rob me fytyrë njeriu. Më mirë merrni kalamajt të shijojnë se kanë ikët majmunët, janë në Bashki.”

Kjo nuk është hera e parë që familja përplaset me institucionet e shtetit. Para disa vitesh, i dha 30 metra për rrugën dhe pas një beteje 4 vjeçare, ia doli të merrte 7 milionë, shkruan faxweb.

“I kanë dhënë 30 metra për rrugën. I kam gjëmuar tek dera e Bashkisë, më thonin s’na u ndave je bërë si bajga pas këmbës. I thoja, mua nuk më ka marr malli të të kap ty në qafë. E merr vesh që e vujta për 4 vjet për 7 milionë lekë”, u shpreh burri.(A.M/Faxweb.al)

të fundit

Injeksionet për dobësim dhe humbja e shikimit, FDA rendit shenjat që duhen vëzhguar

Një injeksion për humbje peshe mund të shkaktojë pasoja në shikim. [...]Read More...

10 minutes ago

Amina Nuraj ngre dyshime për mbikëqyrje pas kontrollit në kufirin serb

Ish-kandidatja për deputete në Parlamentin e Serbisë nga radhët e “Koalicionit Shqiptar”, Amina Nuraj, ka rrëfyer një përvojë shqetësuese gjatë…

12 minutes ago

Maqedonia e Veriut shënon mbi 35 për qind më pak viktima në rrugë gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026

Rrugët e Maqedonisë së Veriut kanë marrë 62 jetë njerëzish gjatë tetë muajve të parë të këtij viti. Edhe pse…

23 minutes ago

Në 43-vjetorin e shpalljes së Republikës Turke të Qipros Veriore, Erdogan: Qiproja mbetet çështje kombëtare

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përsëritur qëndrimin e Ankarasë për çështjen e Qipros, duke deklaruar se ishulli përbën një…

28 minutes ago

Strategjia për ish-drejtuesit e UÇK-së, Çitaku dhe Arifi konfirmojnë veprime pa zbuluar hollësitë

Hartimi i strategjisë për mbështetjen e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan në shkallë të parë…

35 minutes ago

Geoffrey Hinton warns: Artificial intelligence could escape human control within three years

Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës artificiale” ka paralajmëruar se IA mund t'i tejkalojë…

36 minutes ago