Categories: Uncategorized

Familja Prenga hap dyert e mortit, operacioni i kërkimit të trupit në ditën e 8

Prindërit e Jan Prengës, i rrëmbyer në datën 17 janar 2020, kanë hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllimet sipas riteve, megjithëse trupi i pengut të zhdukur nuk është gjetur ende.

Në kohën kur edhe dita e 8 e kërkimeve të policisë u mbyll pa asnjë gjurmë që do t’i çonte hetuesit në vendin ku është fshehur trupi i 49 vjeçarit, për familjen janë shuar shpresat se Jan Prenga mund të jetë gjallë.

Familja thotë për Top Channel jashtë kamerës se do flasë vetëm atëherë kur të gjendet trupi i të afërmit të tyre, i cili ishte kthyer nga emigracioni dhe jetonte me të ardhurat e një ambjenti të dhënë me qira.

Për dëshmitarët që u gjenden afër vendit ku ai u rrëmbye nga katër persona, është me e lehtë të heshtësh përsa kohë prokuroria dyshon se Jan Prenga u rrëmbye pas konflikteve të trafikantëve me vëllain e tij lidhur me një sasi prej 260 kg kokainë.

Ngarkesa besohet që ishte siguruar në Ekuadur tek trafikantë atje, përmes Dritan Rexhepaj, por nuk u dorëzua më në destinacion, prej vëllait të pengut, shtetasi Astrit Prenga.

Kjo gjë solli edhe rrëmbimin e tij me urdhër të grupit të Dukagjinit, emrat e të cilëve u treguan në polici nga vëllai tjetër i pengut, shtetasi Anton Prenga. Ndërkohë thotë se 6 ditë nga rrëmbimi i Jan Prengës, grupit në fjalë ju dorëzua një pjesë e kokainës së bashku me 700 mijë paund, por ai nuk u kthye. Deri tani janë arrestuar pesë persona, ndërsa tetë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia tregon se ka gjetur disa qese të zeza në një kosh plehrash që janë dërguar për kqyrje në laboratorin e kriminalistikës, së bashku me pamjet e kamerave të sigurisë që zbuluan disa nga bashkëpunëtorët në këtë krim./tch

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

6 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

6 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

7 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

7 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

7 hours ago